Sot nis Shqip Film Fest, garojnë 42 filma

Artikujt tjerė
- Gjermania kërkon asgjësimin e librit "Mein Kampf"
- Irina Georgieva mban koncert në Gjakovë
- Sot nis Shqip Film Fest, garojnë 42 filma
- Sot nis Shqip Film Fest, garojnë 42 filma
- NGOM Fest bashkon njerëzit
- Kosovarët me mungesë të kulturës së birrës
- Sot nis Java e artizanateve
- Kalendari historik, 25 qershor 2012
- Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore, Rexho Mulliqit
- Tri bende nga Kosova në Montreux Jazz Festival
Prishtinë, 25 qershor Organizatorët janë zhvendosur nga qyteti i Pejës për të prerë shiritin e festivalit në një ambient të hapur. Një restorant në Rugovë është pika ku do të startojë edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Shqip Film Fest.
Festivali i cili në dy edicionet e kaluara është mbajtur në Pejë, sivjet do ti ofrojë filmat në kryeqytet. Janë fiks katërdhjetë e dy filma të shkurtër nga më shumë se njëzet vende të botës që garojnë për çmimet e festivalit. Maratona e shfaqjes së filmave nis me Animal day të regjisorit nga Irlanda Tommi Seitajoki, që do të shfaqet në Kinemanë ABC në Prishtinë.
Një ditë para fillimit të festivalit, drejtori i Shqip Film Fest, Naser Rafuna, ka dhënë arsyetimin pse edicioni i tretë është më i veçantë.
Më e veçanta e këtij edicioni janë mysafirët. Tre nga anëtarët e jurisë janë fitues të çmimit Oscar, ka thënë Rafuna, derisa ka shpjeguar se mes emrave që do të jenë pjesë e Shqip Film Fest janë Zach Hyer, Waleed Moursi dhe Rajeev Dassani.
Rafuna ka dhënë edhe shpjegimet pse hapja e festivalit sivjet nuk do të bëhet në Pejë.
Për hir të promovimit të traditës, kemi vendosur që të zhvendosemi në Rugovë, ka thënë ai.
Sipas Rafunës, Shqip Film Fest ka nisur të marrë një kahe tjetër nga ky edicion.
Ky festival ka nisur në Pejë, por ne pretendojmë që shfaqjen e filmave ta lëvizim nga edicioni në edicion. Në vitet e ardhshme do të zhvendosemi edhe në Tiranë, Shkup e deri në vendet tjera në Evropë apo Amerikë. Festivali do të udhëtojë kudo që ka shqiptar, ka thënë ai.
Rafuna është shprehur i kënaqur me edicionet e kaluara të festivalit dhe mbi këtë bazë parashikon suksesin e edicionit të tretë.
Për dallim nga edicioni i parë dhe i dytë, festivali sivjet është zgjeruar edhe më shumë, qoftë nga numri i filmave apo edhe kualiteti i mysafirëve që janë pjesë e tij, ka thënë Rafuna.
Shqip Film Fest do të përmbyllet në Prishtinë, më 30 të këtij muaji, në ceremoninë që do të mbahet në amfiteatrin e American School of Kosova, ku do të ndahen shtatë çmime.
Në mesin e 42 filmave që garojnë për çmimet e festivalit janë Bread e Koray Sevdinit nga Turqia, Baba i Gledis Bicas nga Shqipëria, Something Fishy e Ben Young nga Australia, Just the Three of Us e Giampietro Balia nga Estonia, Photo e Enrique Sanchez nga Spanja, Planes that fall e Mario Pireddas nga Kuba, e të tjerë.






