• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Gërlë të Vuthajve gjendet trupi i pajetë i Herolind Gjonbalajt

Publikuar: 07.08.2012 - 18:55

Guci, 7 gusht – Ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara, Herolind Gjonbalaj, nga Vuthajt, komuna e Plavës në Mal të Zi, njofton portali Plavë e Guci. Trupin e të riut 21 vjeçar dje rastësisht e kishin parë në kanjonin e Gërlës turistë, që po e vizitonin këtë fshat dhe bukuritë e tij të shumta natyrore. Kjo tragjedi e familjes së Haxhë Mustafë Gjonbalat tronditi gjithë fshatin. Trupi i tij i pajetë nga ky kanjon, nëpër të cilin kalon lumi Skafkaç, uji i të cilit është shumë i ftohtë dhe depërton nëpër një të çarë të thellë shkëmbore për rreth një kilometër, u nxor me vështirësi po dje rreth orës 17.

Ende nuk dihet si përfundoi në kanjon, por rrethanat po hetohen.

Fshati Vuthaj është i banuar vetëm nga shqiptarë. Gjatë verës aty kthehen banorët e tij të shpërndarë në Kosovë, Shqipëri, SHBA e Europë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell