• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Shtoj aksidentohen turistët malazezë

Publikuar: 29.06.2012 - 10:24

Shkodër, 29 qershor - Një autobus me 50 turistë malazezë i linjës Nikshiq-Selanik është përfshirë në një aksident të rrezikshëm mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit, vetëm 6 kilometra pa hyrë në Shkodër, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.

Fatmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa marrë dëmtime, ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi i autobusit me targa malazeze dhe drejtuesi i furgonit me targa të Shkodrës.

Autobuzi me turistë që lëvizte për në drejtim të Shkodrës është përplasur me një tjetër furgon transporti mallrash. Aksidenti ka qenë i fuqishëm dhe autobusi me turistë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, ndërsa furgoni ka bërë disa rrotullime horizontale.

Turistët janë transportuar me një tjetër autobus drejt Selanikut, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit ku dyshohet se furgoni me targa të Shkodrës të ketë humbur kontrollin si pasojë e mungesës së sinjalistikës pasi rruga në fjalë prej më shumë se dy vitesh është në ndërtim dhe ende nuk ka përfunduar.

 

Komente (1)

Mitrovicalija29.06.2012/11:34

Malazezet i paska hanger dreqi per se dyti her mbas 1912 ne Shtoj te Shkodres. Bash aty ku te paret e tyne iu kan lan eshnat gjat rrethimit 7 muajsh te Shkodres.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell