• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vrau veten pasi u braktis nga i dashuri

Publikuar: 24.06.2012 - 17:26

Tiranë, 24 qershor - Përfundimi i marrëdhënies së dashurisë me një student në Tiranë dhe vuajtja e thellë, që i la pas kjo ndarje, ka shtyrë drejt një vendimi fatal një studente korçare të Universitetit të Tiranës, raporton agjencia Noa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e drekës të së dielës në vendlindjen e studentes, në Korçë.

Brinjola Lami, studente e vitit të katërt të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e saj, duke përdorur armën e të atit, i cili është një efektiv i policisë kufitare të Kapshticës.

Studentja kishte ardhur për fundjavë në Korçë dhe ka gjetur një moment qetësie kur është vetëvrarë me armën e të atit.

Krismat e armës kanë tronditur familjarët e saj, të cilët e kanë gjetur pak sekonda më vonë të vdekur vajzën në dhomë.

Sipas policisë, pista e dyshimit të vetëvrasjes është një histori dashurie e ndërprerë e vajzës me një student në Tiranë.

Komente (7)

suzana28.06.2012/09:44

Me te vertete,ngjarje e dhimbshme,dhe me vjen shume keq,qe kjo vajze e re,te beje vet ... sje, mu ne lulen e rinise,ne vend se te vesh fustanin e nuserise,dhe ta gezoj jeten me personin,qe aq shume e paska dashur.
Eshte shume e vertete,qe ne kete kohe,nuk ka me dashuri te verteta,te sinqerta dhe pa interes,por ka vetem genjeshtra,mashtrime,nencmime nga meshkujt...sot eshte me nje femer,neser e gjen tjetren.
Une i shprehi ngushellime te thella familjes se vajzes,ndersa i beje pyetje atij personi tradhetara thua si e ndin veten pas kesaj ngjarje tragjike,a e bren ndergjegjja sado pak???
Kurre me mos ndodhshin ngjarje te ketilla,ne SHqiptari.

DHIMITRI26.06.2012/19:52

NGUSHELLIME FAMILJAREVE1 U PREFTE NE PAQE!

Rroftë vepra e XHAXHI T për jetë e mot25.06.2012/10:02

Po të ishte ligji i XHAXHIT, nuk do ta shihte edhe studenti diellin me sy dhe jo vetëm ai, por, do ta pësonin edhe dajtë e tij

majlinda25.06.2012/09:37

Une,e kuptoj plotesisht kete studente,qe e ka bere nje veprim te tille,sepse kjo paska pas dashuri te paster dhe shume te sinqerte,ndaj atij djali,keshtuqe pas ndarjes,nuk ka qene asgje interesant per te,prandaj normal qe ka vendosur qe te mos existoj me ne kete bote te ... e me shume probleme.
Ngushellime te thella per familjen e saj,dhe me vjen shume keq,qe iu ka bere puna me vepru keshtu.

Pse more? Djali nga Kosova24.06.2012/22:02

Ngushllime te sinqerta famijes se viktimes.
Pse more te vritet vetja per nje djale? le te shkon ai ne dreq te mallkuar, nuk eshte "djale i sinqerte ai qe tradhton".
Kur isha student ne FSHMN ne Prishtine, kam pas dashuruar MARREZISHT nje studente, por Zoti nuk kishte vendosur per vazhdimin e kesa dashurie, dhe une sot kam tre femije me fatin tim te vertete te jetes, nje infermiere...

mehi24.06.2012/19:42

Ma se lehti me than ngushllime. Fjal e fukarave.

nehi24.06.2012/18:10

ngushtllime familjes

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu