• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tiranë: Zjarri shkrumbon punishten e drurit

Publikuar: 23.06.2012 - 18:51

Tiranë, 23 qershor -   Një zjarrfikës u plagos rëndë pas një shpërthimi në brendësi të godinës së djegur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit, në kryqytet. Sipas të dhënave të policisë, zjarrfikësi i plagosur është 34-vjeçari Ervin Toska, i cili u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë që dy zjarrfikës të tjerë dhe një qytetar patën vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit.

Zjarri që shpërtheu rreth orës 10:00 të paradites së sotme në zonën e Porcelanit, në krahun tjetër të rrugës përballë me godinën e IKV-së në Tiranë, rrezikoi dhe mjaft banesa përreth.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se flakët u përhapën me shpejtësi, për shkak të materialeve të drurit në brendësi të godinës, duke rrezikuar edhe disa ndërtesa që ndodhen pranë punishtes së drurit. Flakët ishin shumë pranë një vile 3 katëshe, e cila mësohet se është në pronësi të pronarit të punishtes së drurit , Agim Baçrami, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse shmangën përfshirjen e saj nga zjarri.

Policia evakuoi banorët e zonës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërkohë që disa makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lokalizuan flakët pas rreth 45 minutash, të ndihmuara edhe nga banorët e zonës. Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në një komunikim për NEWS24, kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi bëri të ditur se zjarri ishte shumë i fuqishëm dhe për normalizimin e situatës u angazhuan 6 makina zjarrfikëse. Sipas Laçit, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia.

Pak orë pas rënies së zjarrit në punishten e drurit në zonën e Porcelanit, ekspertët përcaktuan shkaqet e ngjarjes. Sipas grupit hetimor, zjarri u shkaktua nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik.

Mësohet se vatra e zjarrit ishte në elektromotorin e thithjes së mbeturinave, i cili ishte lënë pa pastruar nga punëtorët. “Një masë në elektromotorin për thithjen e tallashit shkaktoi zjarrin”- bënë të ditur ekspertët.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell