Përplasen dy automjete, një i vdekur në Tiranë

Artikujt tjerė
- Përplasen dy automjete, një i vdekur në Tiranë
- Gjendet trupi i pajetë e të riut nga Bresana e Dragashit
- Konfiskohen 320 litra alkool dhe kallashnikov në shtëpinë e Spasiqit
- Shemben dy pallate në Bari, një shqiptar nën rrënoja
- Vritet sekretari i Komunës Gjinaj të Hasit
- Shqiptari vritet në Athinë duke grabitur
- Bastiset shtëpia e Dragan Spasiqit në Prilluzhë
- Procesi Bllaca 2: Sharje mes të akuzuarve dhe Gecit
- Konfiskohen 20 kg drogë, arrestohen 10 persona
- Kapen 300 kg drogë, policët shpëtojnë nga të shtënat
Tiranë, 7 qershor - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e re të Rinasit në Tiranë, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.
Gazetari i News24 raportoi nga vendi i ngjarjes se dy automjete, një Corveti, me targa amerikane, dhe një Benz, me targë TR 33 31 K, u përplasën teksa udhëtonin me shpejtësi. Mësohet se viktima Altin Bare, 27 vjeç, ndodhej në Benz, ndërsa i plagosuri në automjetin tjetër.
I plagosuri Bledar Smaja është dërguar menjëherë në Spitalin ushtarak, ku ndodhet në reanimim në gjendje të rëndë për jetën.
Policia nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.






