Rrëmbehet një qytetar në pikë të ditës

Artikujt tjerė
- Aksident në Muriqan vdes 50-vjecari
- Rrëmbehet një qytetar në pikë të ditës
- Punonjësi i policisë arrestohet për mashtrim e falsifikim
- Veturës qëllimisht i vihet zjarri
- Në Gjilan mjeku arrestohet për ryshfet
- Përleshje në qendër të Ferizajt, një i lënduar
- Digjen dy shtëpi të serbëve në fshatin Drenoc të Klinës
- Dëshmitar të tjerë në rastin e Nazmi Mustafit
- Vritet me armë zjarri ish luftëtari i UÇK-së
- Digjet një shtëpi në Gjurgjevik të Klinës
Ferizaj 23 maj - Të martën, në Ferizaj ka ngjarë një rast i rrëmbimit, në rrugën Rexhep Bislimi. Qytetari B. O. (23) nga fshati Greme ishte rrëmbyer në prani të vëllaut të tij, nga persona jo të panjohur për ta. Por është dashur të kalojë një ditë që të gjendet i rrëmbyeri dhe të kapen rrëmbyesit.
Pas intervistimit të vëllait të viktimës, policia kishte arrestuar dy persona E.K. (48 ) nga Soponica e Kacanikut dhe H.T. (49) nga Gremia e Ferizajt, si të dyshuar në përfshirje të këtij rasti. Policia ka informuar të mërkurën se është në kërkim edhe të personit të tretë, N.K. 66 vjeç, nga Soponica, për të cilin dyshohet se e ka kryer aktin e rrëmbimit.
Raportohet se i dyshuari N.K. një ditë më parë kishte qenë në shtëpinë e viktimës dhe kishte kërkuar llogari dhe kompensim për katër krerë lopë, të cilat iu kishin vjedhur ditë më parë në Soponicë.
Në orët e pasditës të së mërkurës, policia në Ferizaj ka bërë të ditur se pas një pune intensive operative, hetuesit rajonalë kanë marrë vesh se ku mund të gjinden të dyshuarit dhe viktima e rrëmbyer.
Rreth orës 13:30 minuta, në një pyll, në afërsi të fshatit Stagovë të Kaçanikut, kanë gjetur veturën dhe të dyshuarit N.K.(66 vjeçar) dhe SH.F. (40) si dhe viktimën B.O.
Personat e dyshuar janë arrestuar , viktima është liruar dhe, sipas informatave, ka sqaruar zëdhënësi rajonal Agim Gashi. Gjatë këtij aksioni ishte përdorur forca e domosdoshme dhe proporcionale për të futur situatën nën kontroll dhe nuk ka pasur të lënduar nga asnjëra anë.
Vetura Golf me targa lokale është konfiskuar.
Sipas Gashit janë në vazhdim procedurat ligjore në kompletimin e rastit dhe paraqitjes të të dyshuarve para drejtësisë.










ballaban ballabani24.05.2012/09:31
ne ndodhemi akoma ne mesjete edhe pse vozisim mercedesa te tipit ma modern
Kjo eshte realitet bile bile ne disa rajone sidomos ne udheheqesine aktuale shihen simptome te primitivizmit me moton ti mu motren une ty kryetar nahije