• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Punonjësi i policisë arrestohet për mashtrim e falsifikim

Publikuar: 23.05.2012 - 18:01

Mitrovicë, 23 maj  - Bazuar në Ligjin mbi Inspektoratin Policor të Kosovës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, dje ka marrë vendim mbi suspendimin me pagesë të një punonjësi civil të Policisë së Kosovës, në afat prej 48 orëve. Punonjësi civil i PK ës të stacionit policor veri në Mitrovicë, është suspenduar me vendim të drejtorit rajonal mbi bazën e dyshimit të shkeljes së interesave të Policisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Penal të Kosovës.

Suspendimi i punonjësit të policisë dhe zhvillimi i hetimeve të brendshme është inicuar me kërkesë të hetuesve policorë të stacionit veri të Mitrovicës, pasi të njëjtit paraprakisht kishin iniciuar hetimet penale ndaj të dyshuarit për përfshirje në vepra penale "mashtrim" dhe falsifikim të dokumenteve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i arrestuari, i përkatësisë etnike serbe, ka kryer vepra penale të falsifikimit të dokumentacioneve zyrtare, përkatësisht listave të udhëtimeve të automjeteve zyrtare duke manipuluar me faturat e furnizimit me derivate për automjetet zyrtare, me qëllim të përfitimit të paligjshëm gjatë viteve 2011 dhe 2012. Vlera e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, konsiderohet të arrijë shumën prej 2.800 (dymijë e tetëqind) euro. Ndaj të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit publik, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, ndërsa veç procedurave penale të cilat do të zhvillohen ndaj tij, i njëjti do të jetë edhe subjekt i hetimeve të brendshme nga Inspektorati Policor i Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu