• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

PZHK i Prishtinës diskutohet me ekspertë italianë të urbanizmit

Publikuar: 27.09.2012 - 14:41

Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i  Prishtinës dr. Isa Mustafa në takim me ekspertë italianë të urbanizmit, të cilët janë pjesë e grupit të ekspertëve të kompanisë që po harton Planin Zhvillimor Komunal, ka thënë se Prishtina është një vlerë që po i nxit të gjithë që të vijnë dhe të jetojnë këtu, andaj gjatë hartimit të PZHK duhet që me vëmendjen me të madhe të përcaktohen kahet e zhvillimit të qytetit, duhet të jepen zgjidhje të qarta se si të bëhet funksionalizimi dhe shfrytëzimi efiçient i zonave jashtë qytetit.

Kryetari Mustafa tha se zhvillimi i qytetit në pjesën jugore dhe perëndimore është takuar me kufijtë komunalë, prandaj duhet të kihet kujdes gjatë hartimit të PZHK në caktimin vizionit të zhvillimit të Prishtinës.

 “Prishtina është një vlerë që po i nxit të gjithë të vijnë të jetojnë këtu, andaj pavarësisht rezultateve të regjistrimit, ne duhet që në Planin Zhvillimor Komunal t’i parashohim kriteret dhe format se si qytetarëve që jetojnë në Prishtinë t’u ofrojmë shërbime”, tha kryetari Mustafa. Siç u shpreh ai, Plani Zhvillimor Komunal duhet ta përcaktoj Prishtinën në atë formë që të jetë qytet i të rinjve dhe për të rinjtë.

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se komuna përmes PZHK-së duhet të ndryshojë kahet e zhvillimit të zonave rurale të qytetit, që përmes krijimit të kushteve dhe shërbimeve më të mira, këto zona të bëhen atraktive për jetës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu