Komuna e Prishtinës nxjerrë në shitje 500 automjete

Artikujt tjerė
- Prishtina prezantohet në konferencën për digjitalizimin e qyteteve në Londër
- Shtime, veturat zyrtare pa shenja identifikuese
- Akuza Komunës së Prishtinës për mbylljen e QMF2
- Prishtina i jep zor ta shtrojë sheshin para Samitit të Gruas
- Gjelbërohet rruga Obiliq - Palaj
- Shtërpcë: Dokumentet gjysmë shqip, gjysmë serbisht
- Hani i Elezit, 7 vjet nga themelimi i Komunës
- Komuna e Prishtinës nxjerrë në shitje 500 automjete
- Hani i Elezit mot me buxhet prej 1.8 milionë eurosh
- PDK-së në Prizren i rebelohen këshilltarët e vet
Prishtinë, 21 shtator - Komuna e Prishtinës, shumë shpejtë do të nxjerrë në ankand publik rreth 500 automjete, të cilat në kohë të ndryshme ishin dërguar në parkingun e kompanisë Gollaku, për shkak të parkimit në vend të gabuar, të aksidentimit etj, e të cilat nuk ishin tërhequr më pas nga pronarët, raporton reporteri. Në bazë të marrëdhënieve kontraktuese që ka pasur Komuna e Prishtinës me kompaninë Gollaku, në parkingun e kompanisë Gollaku janë vendosur automjetet, të sjella si pasojë e parkimit të automjetit në vendin e gabuar, e aksidenteve, vetura të karakterit të procedurave inkriminuese etj. Pas privatizimit të lokacionit ku kanë qenë të vendosura automjetet dhe urdhëresës së Gjykatës Komunale në Prishtinë, P. nr. 2482/11, dt. 170702012, Komuna është obliguar që nga lokacioni i kompanisë Gollaku, automjetet ti bartë në parkingun e Komunës, thuhet në një vendim të komunës, ku shtohet se rekomandohet që Kuvendi i Komunës të marrë vendim për shpalljen e ankandit publik për shitjen e tyre.








baki france 22.09.2012/22:23
shumica e pronavereve te automjeteve mendojne se veturat e tyre jan vjedhur dhe besoj qe shum raste te vjedhjeve jan paraqitur ne polici,a veturat e tyre kan qene te konfiskuara.kjo ndosh per arsye te mungeses se punus teknologjike ne policin e kosoves.qdo konfiskim i automjetit duhet te rexhistrohet edhe ne stacionet policore