• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vazhdojnë zjarret në Bjeshkët e Deçanit

Publikuar: 07.08.2012 - 17:02


Deçan, 7 gusht - Vazhdojnë zjarret në Bjeshkët
e Deçanit. Zjarret kanë marrë përmasa alarmuese. Ekipi i KTV-së, i cili po
qëndron në vendin e ngjarjes, raporton se terreni i pa përshtatshëm po e vështirëson
edhe punën e zjarrfikësve dhe qytetarëve në shuarjen e tyre. Pas kësaj situate
të krijuar në bjeshkë Komuna e Deçanit është mobilizuar e tëra. Qytetarët janë
mobilizuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit edhe në zonat e tjera.  E nga ana tjetër policia jep krejtësisht
informacione tjera. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Zeqir Kelmendi i
ka thënë KTV-së se janë lokalizuar vatrat e zjarreve dhe se situata është marrë
nënë kontroll nga zjarrfikësit. “Aktualisht, nuk ka rrezik, intensiteti i
zjarreve ka rënë dhe po punohet në shuarjen e tërësishme të tyre”, ka deklaruar
Kelmendi. Zjarret në këto bjeshkë kanë nisur prej ditësh duke u shpërndarë në
shumë pjesë të kësaj ane, përfshirë edhe disa fshatra.


 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu