• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Pogragja kundër eksploatimit të rërës në lumin e fshatit

Publikuar: 07.08.2012 - 09:23

Gjilan, 7 gusht- Banorët e fshatit Pogragjë të Gjilanit kanë paralajmëruar protestë kundër transportuesve ilegalë të rërës dhe zhavorrit në lumin e fshatit.

Fadil Latifi, përfaqësues i fshatit, ka thënë se banorët janë të  pakënaqur me gjendjen, e cila është krijuar për shkak të veprimit të seperuesve ilegalë të rërës dhe zhavorrit.

“Banorët  e fshatit Pogragjë me kohë kanë paraqitur ankesa dhe peticione pa ndërprerë në organet kompetente si në komunë ashtu edhe në Ministrinë e Ambientit, për dy vjet radhazi ,por gjendja në terren nuk ka ndryshuar”, ka thënë Latifi. Sipas tij, përkundër ankesave, gjendja në terren nuk ka ndryshuar dhe se të njëjtit operatorë, të cilët kanë punuar viteve të kaluar kanë filluar punën nga marsi i këtij viti, në kundërshtim të plotë me vendimin e Qeverisë, e cila ka ndaluar operimin e tyre. 

“Banorët e fshatit Pogragjë ndihen  të indinjuar dhe të frustruar, andaj kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente komunale, gjegjësisht Drejtoria e Inspektoratit që ta zbatojë ligjin dhe të ndjekë shembullin e inspektorëve komunalë të Kamenicës që së bashku me policinë kanë bërë konfiskimin e zhavorrit dhe makinerisë, në të kundërtën ne banorët e fshatit jemi të detyruar të ndërmarrim hapa të tjerë, siç janë bllokimi i rrugës me anë të formës së protestës” ka thënë Latifi. Ai thotë se për dëmin që i kanë shkaktuar fshatit, eksploatuesit duhet ndiqen penalisht.

“Tashmë rruga Sllubicë- Pogragjë tërësisht është dëmtuar në përmasa të pariparueshme, kurse toka pjellore po shndërrohet në gërmadha, ambienti tërësisht është i ndotur këtë e dëshmon edhe asfaltimi i rrugës që është komplet e përbaltur ngase po bartet zhavorr i lagur me dhe, e që peshon mbi 20 tonë”, ka thënë ai.

Ndërkohë Ruzhdi Rashiti, inspektor i ambientit, thotë se Inspektorati nuk mund ta konfiskojë mekanizmin e kompanive që operojnë në atë pjesë. Sipas tij, Inspektorati ka për detyrë t`i largojë këta transportues nga fshati. “Është bërë e ditur se tash është në duar të Komisionit të Pavarur për Minerale dhe Miniera që të vendosë për fatin e këtyre operuesve ilegalë, dhe se ne nuk kemi asnjë vendim  nga qendra, se çfarë masash duhet të ndërmerren ndaj këtyre transportuesve”, ka thënë Rashiti. Ai shton se Inspektorati ka dy vjet që e ka dorëzuar lëndën në gjykatë dhe ka dënuar edhe operues ilegalë, por  gjykata po i neglizhon rastet duke mos i zgjidhur ato.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell