• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Banka Qendrore Evropiane beson në euro

Publikuar: 05.08.2012 - 11:07

Paris, 5 gusht - Banka Qendrore Evropiane ka lënë të kuptohet se mund të blejë në  treg të hapur bonot e thesarit të ekonomive në recesion si Spanja dhe Italia, por vetëm pasi këto vende të kenë kërkuar ndihmë financiare. Zëri i  Amerikës raportonnga Parisi se deklaratat e Bankës Qendrore Evropiane kanë nxitur reagime.

Pas premtimit se Banka Qendrore Evropiane do të “bëjë ç’është e mundur” për të mbrojtur monedhën euro, drejtori i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi paralajmëroi tregjet që të mos vënë baste kundër bllokut 17 anëtarësh.

 “Është e pakuptimtë të vësh baste kundër euros sepse kjo monedhë do të qendrojë.” 

 Zoti Draghi foli gjatë një konference shtypi pas takimit të shumëpritur të bordit të guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt. Shumë patën shpresuar se banka do të ndërhynte me forcë për të trajtuar krizën financiare që kërcënon të ardhmen e monedhës së bllokut.

Shumë u ndjenë të zhgënjyer. Banka nuk ndryshoi normat e interesit, që aktualisht janë në nivelet më të ulta ndonjëherë prej 0,75 për qind. Zoti Draghi tha se vendet problematike të eurozonës si Italia dhe Spanja duhet të ndërmarrin hapat e parë duke kërkuar ndihmë financiare.

“Respektimi i angazhimeve dhe plotësimi i kushteve që shoqërojnë ndihmat financiare janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme.  Këshilli drejtues i bankës, detyra e të cilit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm dhe përcaktimi i politikave monetare mund të ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta në treg të hapur të një madhësie të përshtatshme për të arritur objektivin e saj."  

E thënë hapur, banka është e përgatitur që të blejë letra me vlerë të Italisë dhe Spanjës në treg të hapur, por vetëm pasi Roma dhe Madridi të aktivizojnë fondet e ndihmës financiare për të bërë të njëjtën gjë. Kjo mund të ndihmojë për të ulur koston e lartë të huamarrjes me të cilën përballen të dy vendet, kosto që kërcënon stabilitetin e tyre financiar dhe atë të eurozonës.

Veprimet e Bankës Qendrore Evropiane vijnë pas një vargu lajmesh të hidhura financiare gjatë ditëve të fundit. Të dhënat e reja tregojnë rënie si në prodhimtari edhe në biznes dhe papunësia vazhdon të jetë e lartë. 

Disa analistë shprehën zhgënjim me bankën. Por ekonomisti londinez me Bankën Gjermane, Gilles Moec ndihet me optimist. Derisa Spanja dhe Italia të kërkojnë ndihmë financiare, thotë ai, banka ka bërë aq sa mundet.

“Mund të ketë zhgënjime afat-shkurtra sepse ende po presim për këtë vendim në Madrid dhe Romë që të nxisin këtë mbështetje. Por kemi baza të forta tani për një mënyrë të re ndërhyrjeje në tregun evropian që mund të ndikojë shumë në trajtimin e problemit financiar.”

Zoti Draghi nuk përmendi detajet e ndërhyrjes së mundshme të bankës në tregje. Ai tha se hollësitë do të shtjellohen gjatë javëve në vazhdim. Ai po ashtu pranoi skepticizmin gjerman rreth rolit më të fortë të Bankës Qendrore Evropiane.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell