• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

BKT pa provizione për transferet e parave nga diaspora

Publikuar: 02.08.2012 - 16:16

Prishtinë, 2 gusht - Banka Kombëtare Tregtare ka eliminuar të gjitha provizionet për transferet e parave nga diaspora kosovare në vendet perëndimore, ndërsa së shpejti do të sjellë fonde shtesë për investime në Kosovë. Kështu kanë thënë drejtues të BKT-së në Prishtinë gjatë një pritje që iu bë delegacionit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu përgëzoi menaxherin e BKT-së për shpalljen e kësaj banke si më të suksesshme në Shqipëri.

“Një eliminim i  pagesave të provizionit për mërgatën kosovare dhe njëherësh përshpejtimi i pagesave në mes të komunitetit kosovar dhe atij të Shqipërisë është diçka mjaft inkurajuese dhe dëshmuese për seriozitetin e BKT-së”, tha ai. 

Drejtori i  kësaj banke, Suat Albayrak tha se me ligjin e ri për banka do të jenë në gjendje të ofrojnë kushte më të favorshme të kredive për klientët, të bazuar në Ligjin e Bankave Islamike. “Së shpejti do të hapim këtë dritare edhe për klientë tanë në Kosovë. Kjo do të jetë një mundësi e re, e cila me siguri do të ndikojë në shfrytëzimin e mjeteve. Pa dyshim se do të arrijmë të sjellim fonde ekstra për të investuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Albayrak ka shtuar se përmes lidhjes online me Shqipërinë pagesat nga të dy anët bëhen brenda disa sekondave. “Kemi bërë eliminimin e të gjitha provizioneve  nga transferet e parave të Kosovës në Shqipëri, dhe kjo është një përparësi. Po ashtu kemi eliminuar provizionet  për dërgesat e parave në Kosovë nga diaspora. Ndërsa jemi duke bërë përpjekje që ta bëjmë minimizimin e provizoneve nga pagesat e klientëve”, ka thënë ai. 

Nga 23 zyre në Kosovë, me 280 të punësuar vendorë, kjo bankë do të hapë edhe tri zyre me nga 8 të punësuar, për çka do t investohen 900 mijë euro.

Kjo bankë, si pjesë e Grupit Calik, sipas drejtuesve të saj do të bëjë çmos për promovimin e investimeve për mbajtjen e këtij kontinuiteti dhe për zhvillim ekonomik. Sipas tij BKT është e interesuar që të arrijë nivelin e investimeve në Kosovë sikurse edhe në Shqipëri. “Besojmë në ardhmërinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kemi qenë bartës të shumë projekteve në Kosovë dhe të gjitha këto janë dëshmi që ne besojmë në ardhmëri”, tha pos tjerash drejtori i BKT-së. 

BKT është pjesë e Calik Group nga Turqia që ka 26 mijë të punësuar në 40 shtete dhe kryesisht merret me investime në energji, media, tekstil dhe ndërtimtari. Vetëm në sektorin e energjisë ka investuar 10 bilionë dollarë, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell