Pronari i SharrCemit, importuesi më i madh i çimentos

Artikujt tjerė
- Kosova zyrtarisht ka të punësuar vetëm 213 mijë persona
- Maqedonia në mesin e ekonomive më të këqija në botë
- Edhe një bankë turke në Kosovë?
- Përurohen ferma dhe sera model sipas standardeve të BE-së
- Paratë e taksës ekologjike sdihet ku përdorën
- Ndotja e mjedisit rrezik potencial për Kosovën
- Qeset ndotin, bizneset kërkojnë akcizë për to
- Në Itali ekonomia vazhdon tkurrjen
- Me temperaturat rriten edhe çmimet e karburanteve
- Banesat në pronësi shoqërore shiten me çmime simbolike
Kukës, 2 gusht - Heqja e tarifës së çimentos prej 35 për qind ka kthyer në punë pikën gati të fjetur doganore në Morin, meqë dhjetëra kamionë me afro 4.500 tonë çimento kanë kaluar të mërkurën nga Shqipëria në Kosovë. Madje doganierët në Morin e kanë krahasuar ditën e 1 gushtit me atë të hapjes së tunelit të Kalimashit, më 25 qershor të vitit 2009, dhe 11 qershorin e këtij viti kur u vendos taksa e çimentos më 9 tetorin e vitit 2009, kur u mbyll tuneli i Kalimashit.
Është një sukses i madh heqja e taksës. Dogana e Morinit pas 11 qershorit ishte kthyer si para ndërtimit të autostradës, ose më saktë si pas mbylljes së tunelit të Kalimashit më 9 tetor të vitit 2009, thotë Xhelal Hoxha, përgjegjës turni në doganën e Morinit.
Hoxha sqaron në vazhdim se deri në orën 12:00 të së mërkurës kanë hyrë në Kosovë 60 kamionë të ngarkuar me çimento me një sasi prej afro 1800 tonë, ndërkohë që janë porositur dhe priten të vijnë gjatë ditës së sotme edhe 90 kamionë të tjerë.
Rreth 100 kamionë me çimento që do të hyjnë të mërkurën në Kosovë janë porositur për tu ngarkuar në kompaninë Antea Cement në Fushë-Krujë, pronë e Titan Group, ndërsa 50 kamionë janë të Fushë-Kruja Cement Factory, që transportohen nga firmat Besimi Comerce dhe Euro-Albi, thotë përgjegjësi i turnit në doganën e Morinit.
Por zyrtari i kësaj dogane, Xhelal Hoxha, thotë se porosia për çimento do të ishte më e madhe se 150 kamionë, por kjo është e kushtëzuar me orarin e punës në doganë, ku në bazë të Kodit Doganor veprimet në pjesën e Shqipërisë kryhen nga ora 08:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ndërsa në pjesën e Kosovës nga ora 08:00 deri në orën 19:30 të mbrëmjes.
Por ndryshimi midis doganës së Morinit dhe asaj të Vërmicës është se në Morin veprimet vazhdojnë po të jenë në proces, ndërsa në Vërmicë ato ndërpriten. Duke pritur fluksin në rritje të eksportit të çimentos për në Kosovë, dogana e Morinit dhe ajo e Vërmicës kishin marrë masa për të eliminuar radhët e gjata dhe pritjet e kamionëve e autocisternave të ngarkuar me çimento.
Kamionët e kompanisë Besimi Comerce që ka ekskluzivitetin për importin e çimentos nga Fushë-Kruja Cement Factory kryen procedura të përshpejtuara në Vërmicë në bazë të një marrëveshjeje të këtij subjekti me doganën e Kosovës ku likuidimi i pagesave doganore kryhet on-line, sqarojnë zyrtarët në doganën e Morinit.
Gëzimin dhe entuziazmin për heqjen e tarifës së çimentos e ka shprehur edhe biznesmeni Besim Gashi, pronar i kompanisë Besimi Comerce, i cili gjendej të mërkurën në Morin. Ai ka falënderuar të gjithë faktorët që kanë denoncuar, siç ka thënë, padrejtësitë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Lidhur me faktin se Antea Cement, pronë e Titan Group në Shqipëri po eksporton më shumë çimento se përpara vendosjes së tarifës, Gashi ka thënë se Titan Group ka fabrikat në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi etj.
Tashmë kompania SharrCem, pronë e Titan Group nuk ka monopolin e çimentos kështu që kërkon të ruajë tregun në Kosovë nëpërmjet importit, ka thënë Gashi.
Vendosja e tarifës prej 35% për çimenton e importit nga MTI-ja e Kosovës e çoi gati në zero eksportin e çimentos nga Shqipëria në Kosovë. Kjo masë e ndërmarrë nga ministrja Mimoza Kusari-Lila shkaktoi reagime të përfaqësuesve të biznesit, politikës dhe sindikatave në Kosovë e Shqipëri. Përfaqësuesit e sindikatave të pavarura në Shqipëri gjatë një proteste të realizuar në Tiranë e kanë akuzuar ministren Mimoza Kusari-Lila për veprime korrupsioni në dëm të punëtorëve shqiptarë të çimentos.
Gjatë 2 viteve të fundit çimentoja e Fushë-Krujës zë vendin e parë në gamën e artikujve që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë, ndërkohë që në vitin 2011, eksporti i çimentos është më shumë se i dyfishuar krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011 janë eksportuar në Kosovë nga firma Fushë-Kruja Cement Factory 264.480 tonë çimento. E krahasuar me vitin 2010 ka një rritje prej 144.797 tonësh ose 1.2 herë më shumë. Edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 importi nga Shqipëria ka vazhduar të dominojë, pasi janë importuar 102 mijë tonë çimento.


agimi02.08.2012/20:34
Pse ksaj kompanie me ja mundesu lireshem me fute tonelat Cimento kur neve ne kosove na u deshte me u perball ne barrjera ne doganen e shqiperis per patatve dhe na desht me i hudhe naper lumej dhe as qe marren parasysh per kopromios jashte SHARR CEMM mos po pret me VETVENDOSJEN me ti rrotullu kamjonat kur ti bahet vone

erioin02.08.2012/13:05
Ju jeni njerez per gjynah. Humbes ketu eshte vetem ekonomia e Kosoves, ne vend te te mbrohet prodhimi i vendit e vendet e punes, tash per treg te Kosoves luftojne fabrika ne Shqiperi e ne vende tjera

imer02.08.2012/10:24
Taksat per prodhim vendor si nź Shqipźri edhe nź Kosovź tź largohen.por te kontrollohen se a jen prodhim vendor.

mjeshtri02.08.2012/09:57
Esht kan mir me dite. Se a ka hy cement perj shteteve tjera ne kosov perveq shipris

Ermali02.08.2012/09:51
Kujdes te nderuar sepse tash TITAN GROUP do te fute ne Kosove cement te cilesise me te dobet se sa eshte e specifikuar ne paketime.Ndersa MIMOZA ne te shkuaren ka fitu nga 5 eura per ton.













enver vila09.08.2012/16:02
ku do te mbeten tash puntoret e sharr cemit ne han te elezitkur tash nuk kan shitje te cementos