• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

“SharrCemit” s’i mjaftuan privilegjet, deshi edhe të kontrabandojë

Publikuar: 25.06.2012 - 09:34

Prishtinë, 25 qershor - Vendimi që të tjerëve t’u kërkohet taksë doganore prej 35 për qind, kompanisë prodhuese të çimentos, “SharrCem”, nuk i ka mjaftuar. Në mungesë të kapacitetit prodhues, kjo kompani ka tentuar të fusë ilegalisht çimento të pafinalizuar, duke tentuar t’i ikë taksës doganore prej 35 për qind. Por doganierët nuk janë mashtruar. Ata kanë bllokuar 12 maune të “SharrCemit” dhe kanë këshilluar këtë kompani që tash e tutje, produkte të ngjashëm mund të importojë në Kosovë vetëm nëse paguan taksë doganore prej 35 për qind, sa është vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për çimenton e importuar nga jashtë. Doganat e Kosovës këmbëngulin në atë se produkti i importuar nga “SharrCem” është çimento dhe se për këtë produkt duhet të paguhet taksa e vënë nga MTI-ja. Ata thonë se janë të gatshëm për të bërë analiza shtesë nëse është nevoja, për të vërtetuar dyshimet për deklarim të rrejshëm  të “SharrCemit”.

“Kompanisë i është lejuar të vazhdojë importi i produktit të deklaruar, me kusht të pagesës së taksës shtesë prej 35 për qind”, pohoi kreu i Doganave, Naim Huruglica. “SharrCemi” mohon të ketë kontrabanduar çimento nga Maqedonia, duke u mbështetur në analizat e një laboratori privat.

Sa i përket kontestit doganor ndërmjet “SharrCemit” dhe Doganave të Kosovës, MTI-ja nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se nuk ka çfarë të komentojë lidhur me këtë proces, posaçërisht në kohën kur procesi nuk ka përfunduar. “Duhet rikujtuar se pohimeve të Doganave të Kosovës për deklarim të gabuar tarifor, kompania në fjalë u është përgjigjur me pohime të kundërta dhe për të përcaktuar situatën definitive lidhur me këtë rast do të duhet edhe një kohë. MTI-ja beson plotësisht në kompetencën e Doganave të Kosovës për t’u marrë me rastin, dhe nuk e sheh të udhës që të japë komente pa pranuar raportin final mbi rastin në fjalë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Arsyeja e inicimit të kundërvajtjes është se importuesi ka bërë mosdeklarim të saktë të kodit tarifor të produktit të importuar. Rasti është dërguar tek Komisioni për kundërvajtje doganore, i cili do të shqyrtojë tutje rastin, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave.

Për tentim mashtrimi, “SharrCem” ka shanse të paguajë deri në 10 mijë euro dënim, përderisa ka humbur besimin e doganierëve për të futur lëndë të parë pa kontroll të rreptë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CI kthjellėt
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell