Dogana shpreson të arrijë cakun e planifikuar nga Qeveria

Artikujt tjerė
- Peja rizbulon turizmin
- SharrCemit si mjaftuan privilegjet, deshi edhe të kontrabandojë
- Konsumatorët fyhen nga masat ekstreme të sigurisë në qendrat tregtare
- Dogana shpreson të arrijë cakun e planifikuar nga Qeveria
- Berisha: Verërat shqiptare konkurrojnë ato spanjolle e franceze
- Kosova me imazh ekonomik të dëmtuar
- SharrCemi u përpoq të mashtronte Doganën
- Kusai-Lila nuk përfillë vendimin e Komisionit të Konkurrencës
- A e ka shkelur Kosova marrëveshjen CEFTA?
- KEK-u: Do ti mbledhim borxhet deri në qindarkën e fundit
Prishtinë, 25 qershor - Dogana e Kosovës që brenda pesë muajve të këtij viti ka pasur vështirësi të arrijë pragun e të hyrave financiare përcaktuar sipas buxhetit vjetor, do ta ketë edhe më të vështirë pjesën e dytë të vitit. Qeveria ka rritur pragun e të hyrave për 23 milionë euro nëpërmjet rishikimit të buxhetit. Për dallim nga buxheti i këtij viti i miratuar në Kuvend, rishikimi i buxhetit i kryer nga Qeveria paraqet rritje të nivelit të të hyrave të përgjithshme nga 1 miliard e 361 milionë euro në 1 miliard e 384 milionë euro. Niveli i të hyrave i planifikuar nga Dogana e Kosovës, është rritur për 8 milionë euro, nga 867 milionë sa ishte në fillim të vitit, në 875 milionë euro pas rishikimit të buxhetit.
Doganierët janë optimistë se do të arrijnë cakun e vendosur nga Qeveria. Marrë për bazë zhvillimet e përgjithshme dogana ka besim se do ti arrijë cakun e planifikuar, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. Por trendi i të hyrave ende nuk është pozitiv në krahasim me planifikimet e bëra. Sipas të dhënave zyrtare, Dogana deri në javën e 23 të këtij viti, ka grumbulluar 306 milionë euro apo 1.1 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe doganat kanë grumbulluar rreth 15 milionë euro më pak se planifikimi i bërë për këtë vit. Sipas trendëve aktuale të mbledhjes së të hyrave, nëse merren parasysh 8 javët e fundit, mesatarja javore ka qenë mbi 16 milionë euro brenda një jave, nëse vazhdon ky trend i dy muajve të fundit gjithsesi se do të arrihen parashikimet buxhetore, thotë Stavileci. Ai nuk dëshiron të komentojë nëse Doganat kanë qenë dakord me vendimet e Qeverisë për rritjen e të hyrave nga Doganat.
Dogana është institucion ekzekutiv nuk është politike bërës. Neve në përputhje me këto politika mbledhim të hyrat që të arrijmë projeksionet e parapara buxhetore, thotë Stavileci














