• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Investuesit tërheqin 100 miliardë euro nga Spanja

Publikuar: 03.06.2012 - 10:03

Madrid, 3 qershor – “Po”-ja irlandeze në referendumin për ratifikimin e traktatit fiskal të Bashkimit Evropian për ashpërsimin e disiplinës fiskale nuk i ka lënë eurozonës shumë hapësirë për të marrë frymë lirë. Kjo ngase, Qeveria spanjolle bëri të ditur të htunën, investuesit vetëm gjatë muajit mars kanë tërhequr më shumë se 60 miliardë dollarë nga vendi. Tregjet financiare megjithatë anashkaluan referendumin irlandez ndërsa janë dukshëm më të shqetësuara për zgjedhjet e ditëve të ardhshme në Greqi dhe derdhjet e përshpejtuara të kapitalit në Spanjë, të cilat rrisin presionin mbi vendin që të kërkojë ndihmën ndërkombëtare për shpëtimin e bankave.

Vetëm gjatë muajit mars, para nacionalizimit të “Bankia”, bankës së katërt më të madhe në Spanjë, investuesit kanë tërhequr një shumë neto prej 66.4 miliardë eurosh. Banka Qendrore e Spanjës bën të ditur se shterja e kapitalit në tremujorin e parë të vitit ka arritur në shifrën prej 100 miliardë eurosh. Njëkohësisht, qeveria ka bërë të ditur se kabineti i kryeministrit ka shtyrë për të paktën një javë miratimin e mekanizmit të ri të financimit të rajoneve autonome spanjolle, shpenzimet e tepruara të të cilave e kanë rritur dukshëm problemin ekonomik të vendit. Komisioni Evropian, Banka Qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë shtuar presionin mbi liderët në eurozonë që të ndërmarrin hapa të matur, siç janë bashkimi i sektorit bankar dhe garancitë e përbashkëta për depozita, në mënyrë që të sigurohej mbijetesa e unionit të valutës së përbashkët.

“Ose na pret shkatërrimi gradual i eurozonës, ose forcimi i themelit evropian, që është unioni ekonomik”, ka deklaruar Ollie Rehn, komisari për ekonomi dhe politika monetare i BE-së.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CShi i lehtė
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu