Sportistët që ngritën lart sportet e tyre

Artikujt tjerė
- Sportistët që ngritën lart sportet e tyre
- Milanit i duhet fitorja për të vazhduar luftën për "Scudetto"
- Reali i ofron kontratë të re Mourinhos
- Balotelli festoi tërë natën, pak para ndeshjes vendimtare
- Chelsea fitues i FA Cup
- Kapiteni i Bayernit kërkon titullin
- Borussia arriti dy rekorde në Bundesligë
- Arsenali vetëm 3:3 me Norwich Cityn
- Bayerni nuk mendon t'ia shesë Alaban Barçës
- Chelsea synon të ndërtojë stadium të ri
Londër, 6 maj - Lionel Messi ka vazhduar me formë fenomenale, duke shënuar tre gola të mërkurën në fitoren 4:1 të Barcelonës kundër Malagas. Ai me këta tre gola ka arritur në shifrën e 68 golave këtë edicion, duke thyer rekordin 39-vjeçar të legjendës së Bayern Muenchenit, Gerd Mueller, për më së shumti gola të shënuar brenda një stinori në Evropë.
Messi 46 gola i ka shënuar në La Liga dhe 14 në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu pesë në ndeshje kundër Bayer Leverkusenit.
Me golat e shënuar, lojtari më i mirë në botë është bërë pjesë e historisë. Por ka pasur edhe momente të tjera në histori ku shkëlqimi individual i një sportisti ka ngritur në këmbë gjithë botën.
Basketboll - Wilt Chamberlain
"Wilt ishte njëri prej më të mëdhenjve. Kurrë nuk do të shohim një si ai", kishte deklaruar shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, Kareem Abdul-Jabbar.
Arritjet mahnitëse në sport shpesh lidhen me një gjë që nuk do të përsëritet më dhe 100 pikëshi në një ndeshje të NBA-së i Wilt Chamberlainit, ka gjasa të jetë një prej tyre.
Gjysmë shekulli më parë, qendra Chamberlain shënoi 100 pikë në fitoren e skuadrës së tij Philadelphia Warriors kundër New York Knicks. Ndeshja u zhvillua më 2 mars të vitit 1962.
Ky rekord erdhi në stinorin ku lojtari shkëlqeu duke shënuar në përgjithësi 4,029 pikë apo mesataren më të madhe të deritashme prej 50.4 pikëve për ndeshje.
Në atë kohë Chamberlain në arenën e basketbollit ishte po aq i frikshëm sa Messi sot në fushën e futbollit. Ai ishte aq dominues sa NBA shtyu më larg vijën e gjuajtjeve të lira për të bërë më të vështirë për të që të shënojë pikë.
Por Chamberlain dominoi sportin për një dekadë dhe 100-pikëshi i tij është rekord që vështirë do të thyhet në NBA. Kobe Bryant në vitin 2006 iu afrua më së afërti duke shënuar 81 pikë në fitoren kundër Toronto Raptorsave (më gjerësisht në Koha Ditore).










