• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Chelsea e Juventus barazojnë, Barça dhe Menju fitojnë

Publikuar: 19.09.2012 - 22:49

Prishtinë, 19 shtator – Në xhiron e parë të fazës së ndeshjeve nëpër grupe të Ligës së Kampionëve sonte për pak nuk u shënuan befasi të dorës së parë.

Barcelona deri në minutën e 72-të ishte duke humbur 1:2 Spartakut të Moskës, por pastaj falë dy golave të Messit, Barcelona megjithatë ia doli të arkëtojë tri pikë në stadiumin e saj.

Nga shumica e konsideruar si ndeshje, takimi ndërmjet fituesit të sezonit të kaluar Chelseat të Londrës dhe Juventusit përfundoi me barazim 2:2, edhe pse londinezët ishin në epërsi 2:0, me golat e Oscar. Por ekipi italian u kthye në ndeshje me golin e Vidalit, kurse më vonë edhe të Qaugliarella.

Manchester United ia doli të arkëtojë tre pikë pas fitores kundër mysafirëve të Gallatasarayt ngaStambolli.    

Befasia e madhe ndodhi në Lille, ku ekipi homonim humbi nga mysafirët bjellorusë Bate Borisov me rezultatin 1:3, si dhe në Braga, ku portugezët vendës humbën kundër rumunëve mysafir Cluj 0:2.

Bayerni fitoi 2:1 kundër Valencias, me golat që i shënuan Schweinsteiger dhe Kroos, kurse Manxhukiq huqi penalltinë në minutën e 90-të.    

Shakhtar Donetsk fitoi 2:0 kundër Nordsjaelland, ndërsa Celtic dhe Benfica luajtën pa gola 0:0. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell