• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Liverpool ofron 9 milionë euro për Demba Ba

Publikuar: 04.07.2012 - 20:40

Liverpool, 4 korrik – Klubi i futbollit Liverpool ka për objektiv sulmuesin Demba Ba, për kartonin e të cilit i ofron 9 milionë euro Newcastle Unitedit. Ky lojtar ka një klauzolë në kontratë që e lejon atë të largohet deri më 31 korrik, në rast të një oferte të kënaqshme. Sulmuesi 27-vjeçar realizoi 15 gola vitin e kaluar. Mirëpo nëse duan ta realizojnë këtë objektiv, fillimisht të kuqtë do të duhet të thyejnë konkurrencën e Tottenhamit për senegalezin. Ndërkohë Liverpooli kërkon të bëjë edhe tre a katër blerje të tjera. Këtë e pranon edhe tekniku Brendan Rogers. “Kam një grup shumë të mirë lojtarësh, por do të na hynin në punë edhe tre ose katër blerje të tjera të goditura.

Pavarësisht lajmeve për emra të ndryshëm që lidhen me një kalim te Liverpooli, janë të paktë ata që e meritojnë. Është e vështirë të bësh diferencën këtu”, deklaroi Rogers

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu