• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjermania i beson gjeneratës që nuk arriti synimet

Publikuar: 30.06.2012 - 09:45

Varshavë, 30 qershor - Gjermania nuk do t'i nënshtrohet një procesi radikal të rindërtimit të ekipit pas eliminimit në gjysmëfinale të "Euro 2012". Pritja e Gjermanisë për një titull të madh prej vitit 1996, është zgjatur edhe më shumë. Gjermania, që llogaritej favorite në "Euro 2012", pas 15 ndeshjeve zyrtare pa humbje, do të mësojë shumë nga eksperienca e hidhur e eliminimit në gjysmëfinale. Gjermania të enjten mbrëma u mposht nga Italia me rezultatin 2:1.

Seleksionuesi Joachim Loew ka insistuar se herën tjetër, Gjermania do ta synojë titullin e më të mirit me më shumë forcë mentale.

"Nuk ka asnjë arsye për ta vënë në dyshim ekipin. Ishim ekipi më i ri në turne dhe i fituam të gjitha ndeshjet në grupin më të vështirë të Evropianit. Ekipi do ta tejkalojë këtë humbje dhe do të vazhdoj zhvillimin", insistoi Loew. "Është e qartë se të gjithë jemi të zhgënjyer, por ekipi në Evropian tregoi një shpirt luftarak. Në përgjithësi, Gjermania zhvilloi një turne shumë të mirë, nuk kam as arsyen më të vogël për t'u ankuar".

Loew bëri të ditur se nuk do të ketë ndryshime në ekipin e Gjermanisë as për eliminatoret për Kampionatin Botëror "Brazili 2014" që startojnë në muajin shtator. Loew insiston se nuk ka arsye për ndryshim apo rindërtim të ekipit.

"Kemi lojtarë të rinj që i kishim në Evropian si Marco Reus. Të tjetër, si Mario Goetze janë e ardhmja jonë. Nuk do të ketë rindërtim të ekipit. Mbi të gjitha, Gjermania ka një ekip ende të ri", shtoi Loew. "Do ta tejkalojmë këtë zhgënjim dhe shumë shpejt do ta gjejmë motivin dhe do të vazhdojmë me synimet e reja që do t'i kemi para vetes". 

Më shumë sot në “Koha Ditore”

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell