Miti i "Ndeshjes së vdekjes"

Artikujt tjerė
- Miti i "Ndeshjes së vdekjes"
- Blanc mbron strategjinë që solli humbjen
- Spanjën e pret kundërshtari i njohur mirë, Ronaldo
- "Tiki-Takanaccio" e Spanjës e mërzitshme, por efektive
- Spanja "e lodhur" do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale
- Robben i papëlqyer në kampin holandez
- Italia gjysmëfinaliste e katërt, e pret Gjermania
- Pirlo: Anglezët janë shumë të parashikueshëm, do tiu marrim masën
- Analizë: Italia apo Anglia do të përballet me Gjermaninë?
- Messi: Reali dhe Chelsea nuk kënaqin publikun
Kiev, 25 qershor - Ekzistojnë disa karakteristika të habitshme rreth stadiumit "Start", pos atyre të këqija. Mbulojat me dërrasa në tribuna, si dhëmbë të lënë pas dore, janë gati të rrënuara. Prapa zonës së ngushtë të tifozëve qëndron një statujë. Ajo përshkruan një njeri muskulor, lakuriq, duke goditur heroikisht një top futbolli në sqep të një shqiponje të shkelur.
Shtatëdhjetë vjet më parë, më 9 gusht të vitit 1942, stadiumi u bë arenë e një prej ndeshjeve më famëkeqe në histori të futbollit, të quajtur "Ndeshja e vdekjes".
Kievi ishte nën okupim të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe një grup i lojtarëve ukrainas mposhti një skuadër ushtarake gjermane, që dyshohet të ketë qenë nga regjimenti i artilerisë. Sipas legjendës, gjermanët kishin paralajmëruar skuadrën lokale para ndeshjes apo në pauzë mes pjesëlojëve, se e kanë më mirë të humbasin ndeshjen. Ukrainasit e kishin injoruar këtë kërcënim dhe triumfuan. Por, më pas lojtarët kyçë të skuadrës ishin vrarë si ndëshkim për fitoren.
Rezultati final ishte 5:3 në favor të ukrainasve. Katër apo pesë lojtarë ukrainas kishin vdekur brenda gjashtë muajve pas ndeshjes, sipas disa të dhënave. A u vranë ata për shkak se fituan një ndeshje futbolli? Gjithë pjesëmarrësit dyshohen të jenë të vdekur tash. E vërteta mbetet e pakuptueshme. Një lojtar që e popullarizoi legjendën duket se ka treguar më shumë versione për tregimin se që ishin shënuar gola në ndeshje.
Ajo ndeshje e shumë viteve më parë është duke ringjallur interesim sërish, pasi Ukraina është duke e bashkorganizuar "Euro 2012" të futbollit (më gjerësisht sot në Koha Ditore).






