Republika Srpska kërkon të luajë ndeshje miqësore si Kosova

Artikujt tjerė
- Republika Srpska kërkon të luajë ndeshje miqësore si Kosova
- Ertan Rexhepi i bronztë në Stamboll
- Pritje madhështore për Admir Mehmedin në Gostivar
- Adil Mustafa në testime në Ascoli
- Toshak fton 4 futbollistë shqiptar
- Seferi vendos: Në Tiranë lufton për titull
- Ibraimi vazhdon kontratën me Mariborin
- Renova fiton Kupën e Maqedonisë
- Dinamo pret gola nga Beqiraj
- Xhemajli lojtar i mirë në mbrojtje dhe sulm
Banjalluka, 23 maj - Presidenti i Federatës së Futbollit të Republika Srpska (FFRS), Mile Kovaqeviq tha se kjo organizatë do të kërkojë nga FIFA që të luaj ndeshje miqësore.
Ai tha se pas vendimit të FIFA-s për të lejuar Kosovën të luajë ndeshje miqësore nuk sheh ndonjë arsye për të mos lejuar Republikën Serbe, e cila është anëtare e plotë e FSBiH, e njohur ndërkombëtarisht nga UEFA dhe FIFA.
"Gjëja më e keqe është se Kosova ka marrë këtë mundësi, por është një plus për Republika Srpska, dhe tani ne mund të shpresojmë ndeshjet e ekipit tonë. Presin ndihmën e federatave tjera, ndërsa Serbia nuk ka qenë në gjendje që të loboj për ne, sepse është gjendur në një situatë delikate", tha Kovaqeviq për mediat serbe.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të martën ka lejuar përfaqësuesen e Kosovës të luaj ndeshje miqësore, edhe pse të gjithë tetë anëtarët e UEFA-s ishin kundër.










