Shtyhet Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll

Artikujt tjerė
- Berisha nuk u ndahet golave
- Trepça stërvitet me mendje te titulli
- Shaqiri është një "Lionel Messi"
- Shala shënon në humbjen e Lahtit
- Demiri mposht Kryeziun e Hykën
- Hoxha e Musolli shkëlqejnë në Serbi
- Cili është transferimi më i shtrenjtë në Kosovë?
- Shtyhet Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll
- Ajdareviqin nuk e shqetësojnë rezultatet negative
- Samir Ujkani kundër Milanit
Prishtinë, 6 gusht - Nuk është bora e as shiu që këtë herë janë bërë shkaktar të shtyrjes së fillimit të kampionatit të Superligës në Kosovë. Në fakt, është festa e Fitër Bajramit, që ka shtyrë fillimin e edicionit 2012/2013, të paraparë për të filluar më 18 dhe 19 gusht. Festa e Bajramit është më 19 gusht.
Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, ka deklaruar se disa klube kanë bërë kërkesë për shtyrje, mirëpo deri më tani nuk është marrë asnjë vendim. Janë disa klube që kanë bërë kërkesën për shtyrje pikërisht për shkak të festës së Bajramit, mirëpo deri më tani nuk është vendosur asgjë. Është Këshilli për Mbledhje Urgjente, i cili do të dalë me ndonjë vendim, tha Berisha për Sport.
Shtyhet për 21 gusht
Edhe pse ende nuk ka zyrtarisht ndonjë njoftim nga federata sa i përket shtyrje, janë pikërisht klubet të cilat konfirmojnë shtyrjen. Sipas tyre, ato veç janë informuar nga federata, se kampionati do të nis më 21 gusht.
Ne jemi njoftuar se kampionati është shtyrë për 2-3 ditë. Kështu, skuadrat që kanë pasur të luajnë ndeshjet e para të shtunën (18 gusht), do të luajnë të martën (21 gusht), kurse ato që kanë pasur të zhvillojnë ndeshjet të dielën, do të luajnë të mërkurën, sqaroi për gazetën, drejtori i Lirisë, Hatmi Gashi.


x,përsoni analist e kritik i sportit.06.08.2012/14:56
Fillimi më karton të kuq,pastaj të shofim meritokracinë e fedëratës së futbollit të kosovës.Por një gjë që duhët të rrespektohët kalendari i garave si në gjithë europën e botën nuk po ndodhë në kosovë.Karton i kuq që në filli,i pelqeu dikujt kjo,apo jo.










Futbollisti06.08.2012/23:56
Hajde haje, edhe pak e do mu bo kosova arabi saudite, sheriatin me e ba logj. Eeeh kuku te te mjert na per neve...