• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kelmendi favorite edhe në Olimpiadë

Publikuar: 25.06.2012 - 09:14

Prishtinë, 25 qershor - Në turneun e mbajtur në Pragë, në kategorinë deri 52 kg, u paraqitën katër xhudiste që do të garojnë në Olimpiadë. Pa ndonjë vështirësi fitoi xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, që shkëlqeu në të gjitha luftërat. Me gjithë konkurrencën e fortë, fitorja e Kelmendit u vlerësua të ketë qenë e pritur. Kjo nënkupton se nga njohësit e xhudos, Kelmendi llogaritet në mesin e favoriteve edhe për lojërat olimpike "Londra 2012".

"Majlinda Kelmendi e Shqipërisë fitoi me 'ippon' në finale kundër Jacqueline Lisson të Gjermanisë. Fitorja në kategorinë deri 52 kg ishte e pritur për kosovaren", ka shkruar sajti zyrtar i Federatës Evropiane të Xhudos.

Në Pragë të Çekisë, në turneun "SFJAM Noris European Cup Seniors", të zhvilluar të shtunën, Kelmendi përfaqësoi Shqipërinë. Për Shqipërinë ajo do të garojë edhe në Londër. Garat në kategorinë e Kelmendit, atë deri 52 kg, do të zhvillohen më 29 korrik (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (2)

haxhi Haliti03.07.2012/20:54

Kesi ylli veshtir qe ka pas por edhe qe do te ket ndonjiher. Veq Zpti qe ka dit me e kriju ket yll aq te persosur. I uroj suksese te metutjeshme se ftyren na e zbardhi gjith Shqiptaris.

X,përsoni analist e kritik i sportit.01.07.2012/13:12

Majlinda Kelmendi,kësajë herë do tja sjellë Medaljën Olimpike Kosovës, duke e përmbushur Amanetin e sportisteve të flijuar për Pavarsinë e sportit të kosovës,më qëllimin e vetëm të arritjës së sportisteve kosovar në Lojrat Olimpike,për tu barazuar më Kombët tjera të botës.Ky YLL,që në zemrën e sajë vazhdimisht rritët ndjenja për një Kosovë sportive të fuçishëmë,dhë prezentimit të sajë prej garës në garë,donë që për mes ndjersës së pafundmë ta shendrisë shtetin e RI,në botë Kosovën më Medalje Olimpike,dëshirë e kahëreshmë shekullore e sportisteve dhë tërë popullit të koaovës e më gjërë.Ky YLL i përmasave botërore duhët përkrahur nga të gjithë në kosovë e më gjërë,për prezentimin kulminant të vlerave të sportit kosovar e më gjërë.Majlindës dhë stafit të sajë shendet e suksese në Lojrat Olimpike Londra 2012.Ju dëshirojnë thëmeluësit e Sportit të Pavarur të Republikës së Kosovës.

Më 30.06.2012.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu