• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Moenchengladbachu pret shumë nga Xhaka

Publikuar: 03.06.2012 - 09:20

Moenchengladbach, 3 qershor - Menaxheri i klubit gjerman, Borussia Moenchengladbach, Max Eberl, ka vlerësuar lart potencialin që ka mesfushori kosovar Granit Xhaka. Ai të shtunën për "Bild.de" ka thënë se duhet të pritet kohë pak më e gjatë që Xhaka të tregojë tërë potencialin që ka.

Eberl u bëri thirrje tifozëve të Moenchengladbahut që të kenë durim, pasi Xhaka është vetëm 19-vjeçar dhe nuk duhet që mbi supet e tij të jetë barra kryesore e skuadrës. Xhaka muajin e shkuar firmosi kontratë katërvjeçare me klubin gjerman të Bundesliga 1. Ai nga Baseli zviceran u transferua për 8.5 milionë euro, që njëherësh është edhe vlerë rekorde për klubin gjerman (më gjerësisht në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu