OSBE e shqetësuar me arrestimin e gazetarëve rusë

Artikujt tjerė
- OSBE e shqetësuar me arrestimin e gazetarëve rusë
- Vriten 10 militantë të Al Kaidës në Jemen
- Ironizon Zonjën e Parë të Francës, humb vendin e punës
- Merkel qorton Ukrainën e Bjellorusinë
- Venizelos merr mandatin për krijimin e qeverisë greke
- Në Afganistan 11 të vrarë
- Presioni kinez ndaj familjarëve të disidentit Chen
- Hollande pas betimit takon Merkel
- Presidentja lituaneze viziton Timoshenkon
- Asnjë i mbijetuar nga aeroplani rus i rrëzuar
Vjenë, 10 maj - Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave ka shprehur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve në Moskë, si dhe sulmet kibernetike në ueb-faqet ruse.
Ajo çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, duhet të hetohet plotësisht dhe të ndërmerren sanksione kundër oficerëve të zbatimit të ligjit, që kanë shkelur të drejtat e gazetarëve, ka thënë Dunja Mijatoviq, transmeton REL.
Raportet e mediave thonë se policia ka arrestuar dhjetëra gazetarë që kanë përcjellë tubimet në Moskë më 6 dhe 9 maj.
Më 6 maj, ueb-faqet e gazetës Kommersant, revistës Bolshoi Gorod, radiostacionit Ekho Moskvy, stacionit televiziv Dozhd dhe portali online slon.ru kanë qenë përkohësisht jashtë funksionit, pasi disa nga to kanë planifikuar të transmetojnë drejtpërdrejt protestat.
Këto të fundit janë zhvilluar në shenjë revolte ndaj inaugurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit të Rusisë.









