KE nuk pret ndryshime nga Greqia

Artikujt tjerė
- KE nuk pret ndryshime nga Greqia
- Vritet një udhëheqësi i lartë i al-Kaidës
- Sirianët votojnë në atmosferë dhune
- Brunner merr përgjegjësinë për pllakatet me "therësit kosovarë"
- Putin për të tretën herë president i Rusisë
- Vladimir Putin mori valixhen bërthamore
- Opozita organizoi një marshim proteste në qendër të Moskës
- Hollande kryetar i Francës, Sarkozy përshëndet fituesin
- Bojkoti i Ukrainës prek Poloninë
- Peruanët "të qëndrojnë" larg plazheve
Bruksel, 7 maj - Komisioni Evropian pret që Greqia të vazhdojë me zbatimin e reformave dhe obligimeve të marra, pasi dy partitë që kanë mbështetur masat e ashpra të kursimit, kanë humbur shumicën në Parlamentin grek.
Komisioni pret që qeveria e ardhshme greke të respektojë obligimet në kuadër të programit të ndihmës dhe është i gatshëm të ndihmojë Athinën në këtë drejtim, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkild-Hansen, transmeton REL.
Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dy partitë udhëheqëse, të cilat kanë përkrahur masat e kursimit PASOK-u dhe Demokracia e Re nuk e kanë më shumicën absolute në parlament.
Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën e saj të borxheve.
Ajo duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.







