Sirianët votojnë në atmosferë dhune

Artikujt tjerė
- Sirianët votojnë në atmosferë dhune
- Brunner merr përgjegjësinë për pllakatet me "therësit kosovarë"
- Putin për të tretën herë president i Rusisë
- Vladimir Putin mori valixhen bërthamore
- Opozita organizoi një marshim proteste në qendër të Moskës
- Hollande kryetar i Francës, Sarkozy përshëndet fituesin
- Bojkoti i Ukrainës prek Poloninë
- Peruanët "të qëndrojnë" larg plazheve
- Tornado godet Japoninë
- Protesta në Moskë
Damask, 7 maj- Në Siri për herë të parë pas gjysmë shekulli janë duke u mbajtur zgjedhjet shumëpartiake parlamentare, por procesi i votimit po ndodh nën atmosferën e dhunës dhe bojkotit të opozitës. Zgjedhjet për parlament po mbahen tre muaj pas miratimit të kushtetutës, e cila lejon formimin e partive politike që do të garojnë me atë udhëheqëse Baath. Për 250 ulëse në parlament janë duke garuar 7195 kandidatë që do të duhej të miratojnë një serë reformash të propozuara nga presidenti i vendit, Bashar Al Assad. Kundërshtarët e Assadit jashtë vendit pohojnë se reformat pa pjesëmarrjen e tyre janë mashtrim dhe se zgjedhjet smund të mbahen pas kërcënime me armë. Armëpushimi nga muaji i shkuar me ndërmjetësimin e OKB-së nuk ia doli që ta ndalë kundërpërgjigjen brutale të forcave të Assadit me demonstruesit të cilët tashmë më shumë se 1 vit kërkojnë largimin e tij.







