Votuan mbi 70 për qind e francezëve

Artikujt tjerė
- Timoshenko kthehet në burg pasi refuzoi trajtimin mjekësor
- SHBA dhe Afganistani finalizojnë marrëveshjen për partneritet
- Hollande një për qind para Sarkozysë shkojnë në rundin e dytë
- Votuan mbi 70 për qind e francezëve
- Në Ditën e Tokës, botës i duhet më tepër ushqim
- Vdiq njëri nga aktorët e Watergate
- Në Meksikë edhe 15 të vrarë
- Trupat siriane sulmojnë lagjet në periferi të Damaskut
- Indi: Çaji shpallet pije kombëtare
- Amsterdam: Nga ndeshja e trenave, 60 të lënduar
Paris, 22 prill - Në Francë është zhvilluar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me të cilat francezët do të vendosin se kush do ti udhëheq në pesë vjetët e ardhshme por edhe do të caktohet e ardhmja e aleancës francezo-gjermane e cila kohëve të fundin udhëheq politikën evropiane. Pritët që kandidati i Partisë Socialiste Francoise Holland të dal para presidentit aktual Nicolas Sarkozy.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në Francë deri ne orët e paditës ishte rreth 70 % njoftuan zyrtarët.
Analistët thonë se dalja e madhe e votuesve mund të favorizojnë kandidatit opozitar.
Vendvotimet në pjesën më të madhe të Francës, ishin të hapura deri në orën 18:00, por në qytetet e mëdha afati do të skadojë dy orë më pas ku edhe pritet që të publikohen rezultatet e para paraprake.
Presidenti aktual i qendrës së djathtë Nicolas Sarkozy është duke e kërkuar edhe një mandat duke thënë se vetëm ai mund të sigurojë një Francë të fuqishme, por ai ballafaqohet me socialistin Francoise Hollande i cili tha se është radha e së majtës të qeverisë.
Sidoqoftë anketat e ndryshme të opinionit publik i japin përparësi sidomos në raundin e dytë socialistit Hollande, i cili ka një qëndrim skeptik ndaj traktatit të euros dhe ka sulmuar vazhdimisht qeverinë Sarkozy, gjatë fushatës së tij, për paaftësi në drejtimin ekonomik të vendit.
Shumë analistë i shohin zgjedhjet në Francë edhe si një lloj referendumi në të cilin francezët do të tregojnë çfarë mendojnë për Sarkozynë jo shumë të popullarizuar që ka lidhje me pasanikë dhe të martuar me modelen Carla Bruni.
Në një moment Sarkozy ishte presidenti më së paku i popullarizuar e për shtati nuk i shkon as kriza në eurozonë dhe shkalla më e lartë e papunësisë në vend në 12 vjetët e fundit.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve pritët të shpallën vonë gjatë natës të së dielës ndërsa ato finale më së largu të mërkurën.








