Në Meksikë edhe 15 të vrarë

Artikujt tjerė
- Në Meksikë edhe 15 të vrarë
- Trupat siriane sulmojnë lagjet në periferi të Damaskut
- Indi: Çaji shpallet pije kombëtare
- Amsterdam: Nga ndeshja e trenave, 60 të lënduar
- Ushtrime të përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Kinës
- Anija Costa Concordia do të rikuperohet
- Franca sot voton për presidentin e ri
- Vankuver: Protestë për liberalizimin e marihuanës
- Dinastia Bush sërish në Shtëpinë e Bardhë ?
- Të dielën në Francë mbahen zgjedhjet presidenciale
Meksiko, 22 prill - 15 persona janë vrarë dhe së paku 1 është plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shkaku i luftës për drogë në një lokal në Meksikën veriore, zonë kjo e ekspozuar ndaj konfliktit të bandave kriminale. Burra të armatosur kishin hyrë në një lokal në Chihuahua dhe hapën zjarr ndaj personave për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shitjen e drogës. Mediet lokale raportuan se dy të vrarë në sulm ishin gazetarë, me çrast edhe numri i gazetarëve të vdekur në Meksikë është rritur. Zyra e Prokurorit në Meksikë njoftoi se edhe dy njerëz të tjerë janë të vrarë në sulme të ndara në një lokal tjetër në qytet. Chihuahua, e sidomos qyteti Ciudad Juarez në kufi me Teksasin është më së shumti i goditur nga lufta e narko-bandave. Në dhunën mes këtyre bandave, por edhe me forcat e sigurisë në 5 vjetët e fundit u vranë më shumë se 50 mijë njerëz.







