• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Bahrejni ndalon protestat

Publikuar: 30.10.2012 - 13:13

Manama, 30 tetor - Bahrejni ka ndaluar të gjitha protestat pas përleshjeve ndërmjet policisë dhe demonstruesve antiqeveritarë.

Ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid Al Khalifah, ka thënë se qeveria do që të mbrojë lirinë e shprehjes, porse “privilegji është abuzuar në mënyrë të përsëritur” nga organizatorët e tubimeve, transmeton REL.

Disa ditë në javën e kaluar, policia është përleshur me protestuesit në fshatrat jashtë kryeqytetit të Manamas.

Shumica shiite në mbretërinë sunite ka nisur valën e protestave qysh në shkurt të vitit 2011, në përpjekje për të fituar më shumë zë politik.

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur qysh atëherë.

Shiitët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë së Bahrejnit, por thonë se përballen me diskriminim të vazhdueshëm.

Bahrejni është strehë e Flotës së Pestë të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CI kthjellėt
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell