Alarm për bombë në Universitetin e Teksasit

Artikujt tjerė
- Tre të vrarë para Ambasadës së SHBA-së në Tunis
- Alarm për bombë në Universitetin e Teksasit
- Evakuohet stafi i Ambasadës së SHBA-së në Bruksel
- Situata dramatike rreth ambasadave perëndimore në botën myslimane
- Autori i filmit, një i krishter kopt, në SHBA
- Mbyllet përkohësisht aeroporti në Bengazi
- Putin pranoi se ka gënjyer për aventurat e tij
- Digjet ambasada gjermane në Sudan
- Erdogan: Fund i pashmangshëm i Asadit
- Anijet kineze në ujërat kontestuese me Japoninë
Teksas, 14 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë qetësi. Universiteti i Teksasit ka evakuuar të gjithë ndërtesën pas marrjes së një telefonate, nga ku vinte një kërcënim për bombë, e cila dyshohet se ishte vendosur në ambientet e kampusit. Zyrtarë amerikanë thanë se nga kontrollet nuk janë gjetur bomba.Në alarmin e dhënë thuhej se të gjithë njerëzit e pranishëm në kampus të evakuohen sa më larg të jetë e mundur.
Drejtori i Komunikimit në Universitetin e Teksasit, Rhonda Weldon tha se universiteti ka marrë një telefonatë rreth orës 8:35 nga një njeri që pretendon të jetë anëtarë i al-Kaidës.
Njeriu tha se ai do të vendoste bomba në të gjithë kampusin, duke dhënë një ultimatum 90 minutësh. Wheldon tha se të gjitha ndërtesat janë evakuuar në 09:50, si masë paraprake.
Edhe një tjetër universitet është evakuuar më herët, por ende nuk ka informacioni nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra- tjetrën.





