• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Shvërgovski: Kemi dëshmi të sigurta për vrasjen e pesëfishtë

Publikuar: 15.05.2012 - 19:01

Shkup, 15 maj - Prokurori publik i Maqedonisë, Lupço Shvërgovski pohon se ekzistojnë dëshmi të sigurta për lidhjen e të arrestuarve në aksionin ‘Monstrum’ me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit.

Sipas tij bazë të mirë hetimore paraqet edhe përgjimi i bisedave telefonike për të cilat është siguruar urdhër për përdorim nga gjykata hetuese, transmeton Alsat-m.

Shvërgovski pohon se hetimi është në rrjedhë e sipër dhe se publikimi i detajeve paraqet vepër penale.

“Ekzistojnë edhe masa të posaçme në pjesën e përgjimit. Ato janë legjitime dhe është dhënë urdhër nga gjykata hetuese tashmë, sipas procedurës ligjore. Normale që ato janë prova audio dhe ndihmojnë në udhëheqjen e hetimit dhe ndërtimin e tezës sonë se personat që akuzojmë në bazë të dëshmive që posedojmë, paraqesin shkallë të lartë dyshimi se ata persona kanë kryer apo kanë ndihmuar veprën penale”, tha Lupço Shvërgovski prokuror publik.

Shvërgovski nuk mbështet protestat e ndryshme që organizohen kohët e fundit, duke theksuar se hetimi dhe qëndrimi mbi arrestimet, i takon vetëm institucioneve.

Sot ndërkohë, në prokurori u deponuar edhe paditë penale për 15 persona që morën pjesë në protestat e të premtes, u plagosën 8 persona, në mesin e të cilëve edhe një kameraman.

 

Komente (2)

arben15.05.2012/20:15

nje "akcion spektakular" i fashistave "maqedon" me 800 veta te forcave speciale per te arrestu 5 vajza, nje plak dhe 14 vete duke flejtur ne gjum!. nje scenario qe ne boten demokratike behet vetem ne rast kur ka prova 100, e keta fashista se pari arrestojne e athere kerkojne prova.
zanat i mesuar nga bratija e tyra sllavo serbulloparvaosllave.
por nje gje nuk e kan kuptu, se kja ideologji fashiste sllave pati nje fiasko ku serbija met edhe me e vogel se qe ke. humbi "krajinen" ne kroaci, humbi kosoven, ne bosnje e "kosove"jetojne neper enklava sikur shtaze.por per "maqedonin" si do te jete fundi do shojme shum shpejte.

Shqyptar15.05.2012/19:55

Patjeter, shqiptarët duhet te mbesin fajtorë me çdo kusht dhe mundesisht te denohen maksimalisht, edhe me burg te perjetshem po qe nevoja dhe keshtu t'u behet me dije te gjithe atyre qe mendojne per çlirim te asaj pjese te tokes shqiptare qe, po çuat kryet, terpain e kemi per t'ju rahatu, ju akuzojme per "terrorizem islamik" dhe s'ka kush ju mbrone, edhe pse e gjithe bota e dijme se ata te mjere s'jane gje tjeter, veç viktimat e radhes t'shovinizmit e terrorizmit sllavomaqedon, a shqiptarët n'Prishtine e n'Tirane, ma mire mos t'deklarohen se jane shqiptarë sepse s'jane te tille fare. Zoti qofte me ne, inshaAllah, Amin, Paqe!

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell