SHBA e zhgënjyer me Serbinë për rastin Bytyçi

Artikujt tjerė
- SHBA e zhgënjyer me Serbinë për rastin Bytyçi
- Nikoliq akuzon Tadiqin për mashtrim
- Dodikut i vie keq që B e H ka ushtri
- Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb
- SHBA: Protestat të jenë paqësore në Maqedoni
- Polemika në Turqi rreth deklaratës së Erdoganit për fenë
- Parlamenti i Shqipërisë lejon hetimet e EULEX it rreth trafikimit të organeve
- Shqiptarët e Luginës me një deputet në Kuvendin e Serbisë
- Edhe e majta dështoi të formojë qeverinë greke
- Nesër në Maqedoni protestojnë shqiptarët, të shtunën maqedonasit
Washington, 10 maj - Shtetet e Bashkuara thonë se janë të zhgënjyera me vendimin e Serbisë për të liruar dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë më 1999.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nulland, (në foto) ka thënë se drejtësia mbi këtë rast mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë.
Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka shfajësuar sërish Sreten Popoviqin dhe Millosh Stojanoviqin nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në Petrovo Sellë, në vitin 1999.
Rigjykimi është mbajtur pasi Gjykata e Apelit e Serbisë ka hedhur poshtë vendimin fillestar për lirim.
Tre viktimat kanë shkuar nga Nju Jorku në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Trupat e tyre janë gjetur në varrezë masive më 2001.
Prokurorët kanë thënë se do të apelojnë vendimin e ri.








