• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dogana greke në grevë, kalimi vetëm këmbë

Publikuar: 13.10.2011 - 21:38

Athinë, 13 tetor - Doganat greke prej së premtes do të jenë në një grevë 10 ditore.

Federata e punonjësve të Doganave greke njoftoi se greva do të fillojë më 14 dhe do të përfundojë më 24 tetor. Kjo bëhet në shenjë proteste për përshpejtimin e votimit të projektligjit për pagat e unifikuara dhe sistemit të punës rezervë. Pasi gjatë këtyre 10 ditëve kufiri grek në të gjitha pikëkalimet do të mund të kalohet vetëm këmbë, pritet që greva e doganave të shkaktojë mungesa të theksuara në treg, si dhe spekulim me çmimet e karburanteve.

Sot dhe nesër Athina është pa transport urban dhe të premten grevës i bashkohen edhe shoferët e taksive, duke krijuar një kaos edhe më të madh në qarkullim.

Në grevë dy ditëshe nga nesër do të jetë edhe media shtetërore, por edhe avokatët për pesë ditë me radhë, pa harruar grevën pa afat të punonjësve të mirëmbajtjes, grevë e cila ka krijuar një shqetësim të madh në qytetet e Greqisë e veçanërisht në Athinë, ku rrugëve janë akumuluar mbi 6 000 tonë mbeturina.

Gjithçka ndodh pasi qeveria greke vendosi përshpejtimin e votimit në parlament, deri më 20 tetor, të projektligjit për sistemin e ri të pagave, personelin rezervë, por edhe vazhdimin e reformave strukturore.

Më 19 tetor është paraparë edhe greva e përgjithshme që pritet të paralizojë gjithë vendin.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell