Kriza ekonomike, Greqia çmonton anije dhe tërheq aeroplanë
Artikujt tjerė
- Kriza ekonomike, Greqia çmonton anije dhe tërheq aeroplanë
- Një tërmet 4.9 ballë Rihter godet Greqinë
- Kreu i Komunës së Likovës: I thoni Shfërgovskit le të më padisë!
- Agim Vinca refuzon ofertën e PDSH-së
- BDI, dallime esenciale me partnerin qeveritar
- Daçiq: Ndarja e Kosovës, "zgjidhja e vetme reale"
- Rreth 330 ushtarakë turq dënohen për komplot
- Serbia do të zbatojë menaxhimin e integruar të kufijve
- Novi Pazar, protestë kundër filmit antimysliman
- Vuçiq: Negociatat për BE në pranverë, Kosova kusht
Athinë, 22 shtator - 517 milionë euro aspiron të shpëtojë Greqia me shkurtimet drastike në fushën e Mbrojtjes, një nga fushat të cilës Athina i ka kushtuar vëmendje të madhe dhe shpenzime marramendëse, sidomos për shkak të raporteve të tensionuara me Turqinë. Sipas gazetës greke Proto Thema, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të mbyllë 55 reparte ushtarake, 15 qendra të rekrutëve, madje edhe të tërheqë 47 aeroplanë të tipit A7 Corsair dhe RF4, 11 luftanije, ndër të cilat 2 fregata, 3 minalëshues, një cisternë dhe 400 tanke të tipit M48 dhe M60. Zyrtarët e Mbrojtjes thonë se nga tërheqja e avionëve dhe anijeve të vjetra do të fitohen shuma drastike, raporton Balkanweb.
Me vendim të ministrit Panos Panajotopulos, hiqet plotësisht programet e armatimit me vlerë 104 milionë euro. Në shkurtimet operative me vlerë 80 milionë euro përfshihen mbyllja e reparteve dhe kampeve, të cilat së bashku me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes do të përdoren nga shteti për rritjen e të ardhurave.
Do të reduktohet gjithashtu numri i studentëve të regjistruar në shkollat e Forcave të Armatosura me 30% dhe i oficerëve, ulje që do të rezultojë në kursime të konsiderueshme për 40 vjetët e ardhshme. Në paketën e kursimeve përfshihet edhe ulja e pagave të ushtarakëve dhe atyre në pension, e vendosur tashmë. Ministria thotë se shkurtimet kursejnë plot 2 miliardë euro, krahasuar me buxhetin e vitit 2009.
Sipas zyrtarëve, këto shkurtime nuk prekin nivelin e lartë të aftësisë parandaluese dhe efektivitetin luftarak të forcave të armatosura greke.








