Emrat e ish-spiunëve në Maqedoni, katër shqiptarë

Artikujt tjerė
- Emrat e ish-spiunëve në Maqedoni, katër shqiptarë
- Josipoviq nuk do takim me Nikoliqin
- Basescu: Si të jap dorëheqje kur jam i suspenduar!
- Publikohen emrat e katër ish-spiunëve në Maqedoni
- Valë e re shtrenjtimesh në Maqedoni
- Josipoviq nuk dëshiron të takohet me Nikoliqin
- Vuçiq, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë
- Flamurit shqiptar në Maqedoni i rrudhën krahët
- Kroacia e Serbia mund t'i tërheqin akuzat për gjenocid
- Qeveria maqedonase sdi si të dalë nga Monstra
Shkup, 3 gusht - Sefedin Haruni, Shaban Shehu, Faredin Miftari dhe Mahi Nesimi janë katër shqiptarët që Komisioni për Lustrim i ka shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, njofton Zhurnal.Emrat e tyre u zbardhën sot krahas tetë bashkëpunëtorëve maqedonas, si Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski, Kosta Ballabanov, Jordanço Qevreski, Vlladimir Millçin, Nikollçe Babovski dhe Vangell Gagaçev.
Sefedin Haruni është ish-deputet dhe ish-kryetar i PPD-së, kurse Mahi Nesimi është ish-ambasador i Maqedonisë në Kroaci. Shaban Shehu është ish-ministër në qeverinë e fundit komuniste, ndërsa Faredin Miftari thuhet të jetë ish-drejtor i burgut dhe më pas ish-drejtor i një shkolle fillore.
Emrat e tyre janë publikuar në ueb faqen e Komisionit për Lustrim, në pajtim me Ligjin për përmbushjen e kushtit plotësues për ushtrimin e funksionit publik.





