• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nano 40 minuta në zyrën e Berishës

Publikuar: 10.05.2012 - 15:28

Tiranë, 10 maj – Përreth 40 minuta kandidati për president të Republikës, Fatos Nano, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Këshillit të Ministrave, bën të ditur Starti.

Ky është takimi më i shkurtër që Nano ka pasur me drejtuesit e partive të tjera politike parlamentare në vend.  Nano nuk ka folur për mediat pas takimit, ndërsa pritet që më vonë të informojë rreth takimit Këshilli i Ministrave.

Gjatë bisedës, Nano i ka shpalosur kryeministrit Berisha platformën e tij për të ardhur në krye të Shtetit. Nano rikthehet në selinë e Këshillit të Ministrave pas rreth 7 vitesh që kurse la mandatin e kryeministrit në zgjedhjet e vitit 2005. Përgjatë këtyre viteve, ai ka qëndruar më shumë jashtë vendit dhe është angazhuar tejet pak me politikë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell