Arvizu takon Ramën në selinë e PS

Artikujt tjerė
- Arvizu takon Ramën në selinë e PS
- Palestinezi vritet me bombë para ambasadës amerikane në Tiranë
- Familja shqiptare fiton betejën e gjatë për azil në SHBA
- Rruga e Kombit edhe sivjet pa pagesë
- Takohen Meta e Rama, presidenti me konsensus
- Monti: Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për integrimin
- Hetime në Tiranë për diplomën e djalit të Umberto Bossit (video)
- Putini emëron Medvedevin kryeministër
- Protesta në Tiranë mesazh për Shkupin e Beogradin
- Policia e Shqipërisë njofton masat për sezonin turistik
Tiranë, 9 maj - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim në selinë e PS, me ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu.
Ambasadori mbërriti në selinë rozë në orën 16:40 minuta dhe pritet të diskutojë me kryesocialistin për procesin e zgjedhjes së presidentit, raporton BW.
Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.
Ndërkaq pas ftesës publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh.
Gjatë ditës së sotme kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel Sheraton.
Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.








