Ministri Rashiq shpërndan certifikata për kandidatë punëkërkues

Artikujt tjerė
- Ministri Rashiq shpërndan certifikata për kandidatë punëkërkues
- Rasmussen hedh poshtë paralajmërimet ruse
- Jahjaga miraton rregullore për dekoratat
- Plani për veriun drejt finalizimit, ndihmon edhe Beogradi
- Ministri kroat i Drejtësisë në Gjykatën Supreme
- EULEX dënon Zoran Koliqin me 14 vjet burgim për krime lufte
- Kroacia ofron ndihma për reformat në Gjyqësi
- Mbështetje në fushën e drejtësisë nga Kroacia
- Shqipëria mbështet FSK-në
- LB: Qeveria fyen inteligjencën e deputetëve
Prishtinë, 11 maj - Në ambientet e Agjencisë për përkrahjen e punësimit në Kosovë (APPK), solemnisht ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, bëri shpërndarjen e 120 certifikatave për 120 kandidatë punëkërkues të regjistruar në zyrat e punësimit të cilët kanë kryer trajnimin në fushën e IT-së sipas moduleve të ECDL (Europen Computer Driving Licence) për periudhën janar prill 2012.
Trajnimin, të cilin e kanë ndjekur këta kandidatë, është i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me përkrahje nga LUX-DEVELOPMENT, ndërkaq është implementuar nga Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK).
Mungesa e kuadrove në tregun e punës në Kosovë ka bërë të mundur që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të fokusohet në financimin e trajnimeve profesionale në mënyrë që të ngrit kapacitetet dhe përgatitjen profesionale për kandidatë të cilët kërkojnë punë dhe që njëkohësisht janë të regjistruar si punëkërkues, identifikimin e të cilëve e ka bërë MPMS-ja.
Ministri i MPMS-së z. Rashiq i përgëzoj kandidatët për suksesin e arritur në këto module dhe tha se ky është një element i mirë që do ti shërbej shoqërisë shqiptare në të ardhmen.








