• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Shqipëria mbështet FSK-në

Publikuar: 11.05.2012 - 16:15

Prishtinë, 11 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami. Sipas një kumtese ardhur Kryeministria, Thaçi e ka vlerësuar si "shumë të rëndësishme mbështetjen e plotë që Kosova ka nga Shqipëria në të gjitha fushat", e sidomos në përkrahjen për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim është thënë se bashkëpunimi i shkëlqyer ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ministri Imami ka siguruar kryeministrin Thaçi se “Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë FSK-në në procesin e ngritjes së mëtejme të kapaciteteve të saj”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell