• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

LB: Qeveria fyen inteligjencën e deputetëve

Publikuar: 11.05.2012 - 15:52

Prishtinë, 11 maj - Praktika e shpeshtuar e rikthimit në votim të vendimeve të Kuvendit, është nënçmim i madh për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në veçanti për deputetët, thotë Aurora Bakalli, deputete nga Lëvizja për Bashkim.

“Duke u thirrur në çështjen se ‘deputetët nuk kanë ditur se çfarë kanë votuar’, deputeti vihet në pozitë të personit të paditur dhe sidomos për faktin që kjo dukuri po përsëritet mjaft shpesh. Prandaj, edhe nuk duhet habitur se në popullatë po fitohet përshtypja se deputetët janë të padijshëm”, thotë ajo përmes një komunikate për shtyp.

Sipas deputetes Bakalli, përshtypja e saj është se deputetët janë edhe të dijshëm edhe të vetëdijshëm, prandaj “me vetëdije të plotë votuan mocionin e interpelancës lidhur me personat e pagjetur”.

“Kushtëzimi në dialogun me Serbinë është një nga mekanizmat e parapara për t’u zgjidhur kjo çështje e dhimbshme, për të cilën votuan me vullnet shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Për Qeverinë kjo zgjedhje e deputetëve mund të jetë politikisht jokorrekte, veçanërisht karshi faktorit ndërkombëtar”.

Qeveria, thotë Bakalli, duhet të jetë e vëmendshme në ndjekjen e konceptit të vet politik dhe këshillat e sugjerimet e tyre t’ia japë me kohë deputetëve të pozitës, “e jo kur të shohin se nuk iu kanë dalë ‘hesapet’ si duhet”, ta hedhin topin e injorancës në terren të Kuvendit.

“Kjo sjellje është thjesht fyerje e inteligjencës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe si e tillë është e patolerueshme”.

 

Komente (1)

i drejti12.05.2012/07:39

Ne popull nuk krijohet bindja qe deputetet jan te padijshem,kete na kane vertetu vet deputetet sebashku me ty per punen qe po e bejne,edhe qeveria nuk ju nenqmon por ju kupto.n

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu