• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zgjedhjet presidenciale më 2013, jo edhe të përgjithshmet

Publikuar: 26.04.2012 - 09:36

Prishtinë, 26 prill – Kryeministri Hashim Thaçi ka normuar përcaktimin e tij për kohën kur duhet mbajtur zgjedhjet presidenciale. Ka vendosur të organizohen në vitin 2013.

Kohën e organizimit të zgjedhjeve Qeveria e ka publikuar në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2013-2015, që e ka miratuar të mërkurën. Gazeta ka siguruar një kopje të saj, dhe viti zgjedhor ndodhet i identifikuar në kapitullin ku flitet për shpenzimet. Aty jepet arsyetimi se përse në vitin e ardhshëm do të ketë rritje të ndjeshme të shpenzimeve në mallra dhe shërbime.

Një vit më parë, pas ngërçit politik rreth zgjedhjes së presidentit, dy subjektet më të mëdha, PDK-ja dhe LDK-ja, por edhe AKR-ja si parti përbërëse e koalicionit qeverisës, vendosën t’i hyjnë procesit të reformës zgjedhore. Marrëveshja përfshinte themelimin e dy komisioneve.

I pari ka pasur për detyrë të përgatisë amendamente kushtetuese për ta ndërruar mënyrën e zgjedhjes së presidentit – nga zgjedhja nëpërmjet Kuvendit, në zgjedhje të drejtpërdrejtë. Ndërkohë i është dhënë mandat shtesë për të ndryshuar edhe kompetencat e presidentit. Marrëveshja precizon se brenda gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve duhet organizuar zgjedhjet presidenciale. Orientimisht i bie që ato të mbahen në vjeshtën e sivjetme.

Komisioni i dytë ka hapur për ndryshim Ligjin për zgjedhje të përgjithshme. Këtë të hënë komisionit i ka skaduar mandati për të përgatitur ndryshimet. Ka kërkuar edhe tre muaj kohë shtesë. Anëtarët nuk janë dakorduar për zonat zgjedhore, për listat, për pragun zgjedhor, etj. Sikur të përfillej dinamika e punës e dakorduar me marrëveshjen politike, zgjedhjet nacionale do të duhej të mbaheshin në vjeshtën e 2013-s.

Por kryeministri Hashim Thaçi javën e shkuar publikisht ka thënë se tek në fund të 2014-s do t’ia japë opozitës shansin për t’u përballur.

Edhe në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2013-2015, nuk ka paraparë buxhet për zgjedhje nacionale në 2013-n. Për këtë vit u është referuar vetëm zgjedhjeve presidenciale (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (2)

dini26.04.2012/12:55

Ky Hashimi vepron sipas thenjes popullore hyp se te vrava zhdryp se te vrava. Ose i ngut zgjedhjet ne menyr qe me gjatue neper terr, ose i vazhdon e zhagit ato ne menyr qe ktin ti vazhdon qeverisaja e keqe dhe shitja e matujshme e gjdogja e që paraqet shqiptare.

murtez Xhemajli26.04.2012/09:49

Kishte me qenë mirë që të ulen së pari dhe ta bajnë një ligjë të mirë zgjedhor dhe të merren veshë për tana qështjet që janë aktuale edhe për kodin zgjedhor edhe për pragun edhe për zonat dhe ta bajnë në harmoni dhe të jetë i pranueshem për të gjithë dhe të jetë i thjeshtë por i mirë dhe masandej të ulen kreret e partive dhe për hirë të qytetarve ta marrin nji vendim të duhur që mosë të shpenzohet pa nevoi paraja e qytetarit dhe të mirren veshë që të mbahen tana zgjedhjet ose më mirë me thanë tri parë zgjedhjet pernjihere në të njejten ditë dhe ashty ata do mendoin për popullin së pari e mandej edhe për shtetin që të kurseidhe shpenzimet që do baheshin për tri herë zgjedhje do u shpenzojshin për nevojat e qytetarve dhe ashty populli do delë më masiv në zgjedhje dhe ato do jenë më legjitim dhe ata që marrin voten e popullit do jenë më të fortë dhe më aktiv në permbushjen e premtimeve që do dhajnë ata, prandaj edhe populli nuk do lodhet nga zgjedhjet qdo 35 muajë dhe do delë më masiv aty jamë i sigurt dhe ashty dpo kemi institucione të dalura nga vota e popullit shumë legjitime, prandaj kreret e partive nuk duhet mendue për partit e veta por për qytetaret që do dalin në votime dhe për parat e tyre që duhet me i shpenzue.tashë mbetet mbi nderin e krerve të partive që të marrin vendimet e duhura mendimi imë kishte me qenë në pranveren e 2014 të mbahen te tri parë zgjedhjet, presidenciale, parlamentare dhe komunale.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu