Presidentja Jahjaga në drekë pune me ambasadorë të vendeve të BE-së

Artikujt tjerė
- Opozitarët sirianë premtojnë njohjen e Kosovës
- Pakoja e Ahtisarit, e vetmja agjendë për veriun
- Siguria spërbën arsye për kërkim azili nga kosovarët
- Ripërsëritet primitivizmi politik: Kush e ka meritën për njohjen e Bruneit
- AI: EULEX-i tiu jep prioritet krimeve të luftës
- Buxheti i lë Kosovën e Mali i Zi pa shkëmbyer ambasadorët
- BSPK-së i bashkohet pjesa e ndarë para 5 vjetësh
- Ska ligj për organizimin e zgjedhjeve serbe nga OSBE
- Mbi 400 milionë euro humbje nga kontrabanda në veri
- Bllaca pohon se urdhrat për vrasje i jepnin të mëdhenjtë
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pati sot një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Kosovën, zotëri Samuel Zhbogar. Në drekën e punës mori pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, zonja Vlora Çitaku.
Jahjaga fillimisht falënderoi ambasadorët për mbështetjen që vendet e tyre po i japin Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së dhe vlerësoi se me nisjen e procesit të Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është krijuar një moment i ri për Kosovën në përpjekjet e saj të integrimeve evropiane.
Ajo i njoftoi ambasadorët për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, si një mekanizëm gjithëpërfshirës, nën udhëheqjen e saj, dhe tha se kjo nismë tregon seriozitetin drejt përmbushjes së vizionit evropian për Kosovën. Ajo tha se Këshilli ka për qëllim që të ndërtojë një konsensus institucional dhe shoqëror, të rekomandojë veprime konkrete në procesin e integrimeve si dhe të kërkojë angazhimin e nevojshëm për zbatimin e reformave.
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, zotëri Samuel Zhbogar, e vlerësoi si të rëndësishëm themelimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian për ndërtimin e konsensusit shoqëror në procesin e integrimit evropian të Kosovës, reformave konkrete për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe studimin e fizibilitetit.










Raza26.04.2012/14:29
E nderuara z.Presidente vetem te befte mire kjo dreke dhe tu befte tul e vjame nuk po dim qka me te then tjeter veq po na vjen keqe qe nuk paske kohe me henger dreke pa pune por edhe po punojshe edhe po hajshe.mendo pak edhe per neve se malli na maren me henger dreke te mire dhe te plote.te befte mire.