• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

S’ka hetime për rroga në UP

Publikuar: 25.04.2012 - 14:10

Prishtinë, 25 prill – (E plotësuar) Hetimet e nisura për pagat në Universitetin e  Prishtinës, të iniciuara pas një shkrimi në “Kohën Ditore”, kanë përfunduar. Këtë ia ka konfirmuar Koha.net prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari. Ajo ka thënë se rregulloret e brendshme të UP-së nuk ofrojnë bazë për ndjekje për shkelje ligjesh në shpërndarjen e pagave, pavarësisht nga anomalitë. 


Në UP hetohen për rroga të paligjshme


Prishtinë, 25 prill  - 10:14 - Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar me dyshimet për parregullsi të shumta. Njësiti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës, javë më parë ka marrë në Rektoratin e UP-së listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Siç shkruante kohë më parë e përditshmja “Koha Ditore”, në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8 mijë euro.
Të gjitha listat e pagave të Universitetit të Prishtinës për vitin 2010 dhe 2011, shkruan sot “Ezpress”, ndodhen në duart e Njësitit për Krime Ekonomike.
Para një muaji, dy hetues nga ky njësit i Policisë së Kosovës, kanë shkuar në Rektoratin e UP?së dhe nga aty, i kanë marrë të shtypura listat e pagave për këto dy vjet.

Duke iu referuar burimeve nga hetuesia, kjo gazetë shkruan se aty janë të shtypura të dhënat nga lista e pagave, e të cilat përfshijnë të ardhurat e të gjithë të punësuarve në këtë universitet.
"Përveç kopjeve, të dhënat janë marrë edhe në mënyrë elektronike nga kompjuterët e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së", thotë burimi i gazetës.
Hetimet nga Njësiti për Krime Ekonomike kanë nisur pas dyshimeve se ka parregullsi të mëdha në paga, ku në disa raste, të ardhurat mujore të një profesori mendohet se kanë mbërritur deri në 8 mijë euro.

Komente (8)

Tuana26.04.2012/08:40



Kur nuk kane te drejt Prokuror per te bere hetime kush paska te drejt ateher???
Po thauj si ne te gjitha institucionet tjera edhe ne rektoratin e Upse cdo gje eshte e menduar ne menyren me te mire te mundshme nga njerezit udheheqes te tyre rregulloret i bejne sipas qefeve te veta dhe duke mos ia lejuar askujt te beje nje kontroll mbi to.Pune te madhe po me bejne keta shefa qe pagat e tyre te arrijne ne 8 mije euro o mjere populli e mjere Kosova per ta.

rramon morina25.04.2012/21:01

Arsimi ne KOSOVE u degradue me qellime te caktuar,nga vet akademiket te cilet kan marrur doktoratura mbi veprat mosinkuadrimie titos.Sot nuk jan ne gjendje te formolojn nji kushtetut per ket vend.Po keta profesor qe 40vite pervoj si ligjerues nu kan nji liber ,ne te cilen munden studentet me u pregaditur per provima.Keta profesor kan nji qellim ,te marrin paga te majme nga te mundendisa vende pune edhe pse nuk krej pune ne asnji vend.

grepi25.04.2012/19:58

kush me ba hetime, a nuk po ju vjen marre, krejt hajna

Kandahar25.04.2012/13:41

hajde perhajr perhajr me ne fund filloj, ishalla i pelqen Mujes Dubrava po edhe mos i pelqeft gajle madhe. Zoti ka me mallkue kete njeri me gjith ata prorektor qe i ka rreth tij.

sanagjilan25.04.2012/13:38

sikur te ishte vetem rektori e ky far profi me rroga marramendese kishte qene mire.a po i shihni te tjeret profa ne up se nga sa i kane rrogat.jane te angazhuar ne dhjetera fakultete.ne vend qe te punesohen te rinjet ata i mbajne nga 5 ose 6 vende pune.dihet jane te "pazevendsueshem".bile ,bile edhe femijet e tyre i kane angazhuar neper fakultete.ky eshte shteti "ligjor" i kosoves se mjere.

Koleksionisti25.04.2012/13:23

E tani po i dalin te palarat e Mujes dhe per kete perveç disave!!!! ka meritë të çmuar Besniku i cili e beri publik kete lajm. Fatkeqsisht niveli i ulet i rektorit dhe mundi per t'iu hakmarrë Besnikut do te jete i kotë sepse Besniku eshte nje gazetal shume profesionist. Duhet ndertuar burgje te reja se Muja ndoshta nuk e pranon Dubraven, thash po tham, nashtaaaa se aty nuk i ka kushtet si ne UP, por megjithate uroj qe te gjitha qe i kan marr ne kundershtim me ligjet dhe ne hak te tjeterkujt i hargjofshin per avokat dhe per mjek psikiatrik.

LIBRI25.04.2012/10:47

Po ky eshte KRIMI i organizuar Njerzit e pashkolle ne Qeveriinstalojne njerz te pa Shkolle ne udheheqje te Rektoratite ky pranon profesor me diploma false qe i kan ble me pare, dhe ju jep rroga te majme qe keta te heshtin ne menyre qe te njejtit profesor dhe rektor me prodhue analfebetizum shtetror, ne menyre qe edhe keto gjenerata qe dalin nga ky rektor dhe keta profesor me qene te dobet dhe analfabet, ne menyre qe mos me ju ber konkurrenc profesoreve analfabet qe jane tash dhe kesaj qeverje te kriminalizuar qe per cdo dite e me shume po e kriminalizon kete popull.

Gezim Kryeziu25.04.2012/10:23

Paramendo, UPja eshte bere fabrike e prodhimti te anafalbeteve, sepse udhehiqet nga njerez te tille. Une jam student, ne fakultet te Edukimit dhe besoni, qe asistentat e mateamtikes, vijne me fleta ne dore, dhe cdo detyre veq e pershkruajne, sepse nuk dijne. Mandej kemi edhe krime tjera, te ketila, qe jane 100 here me et tmerrshme se sa krimet kunder njerezimit, ngase krimi arsimor viktimizon gjeneratat te tera.
Zoti i denofte ne zjarr keta njeerz te rrezikshem, siq eshte Muje Rugova, Fahri Marevci, Valbona Berisha dy lidhje nuk i kane me matematike, etj. etj...

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell