Presidentja Jahjaga priti Pieter Feithin

Artikujt tjerė
- Wienen këshillon elitën të mos punësojnë vetëm të afërmit e vet
- Qeveria ia dhuron AUK-ut 31 hektarë
- Kontrabanda e hapur në veri e familjes Veselinoviq
- EULEX-i e pranon se ka vështirësi në veri
- Thaçi feston ditëlindjen e 44-të
- Ferizaj: Pretendentët kërkuan votën e fshatarëve dhe të bizneseve
- Përfaqësues të Vetëvendosjes takohen me ambasadorin e Gjermanisë
- Nis java e imunizimit në Kosovë
- Ambasadori Akan Ismaili nuk ka diplomë fakulteti
- Presidenca kundër zgjedhjeve serbe, respekton dyshtetësinë
Prishtinë, 24 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Feith diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, për përfundimin e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe plotësimin e legjislacionit, sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, që parasheh afatin kohor për përfundimin e kësaj faze.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Fieth diskutuan edhe për zgjedhjet e Republikës së Serbisë dhe Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë dhe çfarëdo zgjedhjesh të një shteti tjetër, nuk mund dhe nuk do të organizohen në territorin e Republikës së Kosovës, sepse ato shkelin sovranitetin e shtetit, sfidojnë fuqishëm integritetin territorial dhe provokojnë rritje të tensioneve ndëretnike në Kosovë.
Ajo tha se Institucionet e Republikës së Kosovës e njohin të drejtën e dyshtetësisë dhe angazhohen për respektimin e normave dhe të konventave ndërkombëtare në rastin e dyshtetësisë.










