Gjermania i vë kusht Serbisë kontratën me Kosovën

Artikujt tjerė
- Majko: Shqipëria ia ka pasur borxh Kosovës
- Ahmet Shala mund të mbetet pa post ambasadori
- Pacollit mund ti kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë
- Prokuroria nis hetimet për aferën e Grandit
- Kushtetuesja ka interpretuar amendamentin e zhvleftësuar
- RTK jo transparente, fsheh shpenzimet e parave të taksapaguesve
- Vulin hyn pa leje në Kosovë, mbështet strukturat paralele
- Suspendohet u.d. i komandantit në Zveçan, lejoi vizitën e Vulinit
- Mustafa deklarohet rreth arrestimit të Sami Hamitit
- Azilkërkuesit trembin BE-në
Beograd, 14 shtator - Gjermania do të kërkojë nga Serbia, që para fillimit të negociatave për pranim me Bashkimin Evropian, ta nënshkruaj një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ka deklaruar dje në Beograd, Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në Qeverinë e Gjermanisë.
Në një konferencë për gazetarë në Beograd, ai ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë, do të insistojë që Gjermania të marrë qëndrim, që kontrata ndërmjet Beogardit e Prishtinës të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate.
Ai i ka bërë ftesë Beogradit për ndikim aktiv në heqjen e strukturave paralele dhe aparatit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe po ashtu ta ndalë financimin, duke theksuar se kontributi i Beogradit për veriun e Kosovës, sipas njohurive gjermane, është më i madh se kontributi të cilin Serbia e merr nga BE.
Më tutje, në mesin e shtatë kushteve, politikani gjerman ka theksuar qartësimin e asaj se çka ka ndodhur në vitin 2008 në Beograd, kur në shenjë proteste është ndezur Ambasada e Gjermanisë.
Tjetër kusht do të jetë kërkesa nga Serbia për sinjale të qarta në drejtim të pajtimit në rajon.
Po ashtu, do të kërkohet edhe realizimi i plotë i rezultateve të dialogut të deritashëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. që jetojnë në këto hapësira, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë.


Meha Ludwigshafen14.09.2012/13:06
Per ty me nofken Heroi,te kisha pyetur a shef mir edhe a ndegjon mir,une jetoj qe 22vite ne GJermani asht keq me fol ama GJermanet jan shum ma te drejt edhe ma puntor se ne,sa esa SHqiptar jeton ketu me ndihma sociale,sa ndihmen ekan dhan ne Kosove,ma te drejt nuk e ki asni popull ne Evrop

HEROI14.09.2012/12:44
te gjith ket gjermonia e ben per te miren e vet dhe jo per te miren e shqipetarve ose kosoves, por mos me pas probleme mashum se si ka, se gjermonia me shum e do serbin sesa kosoven dhe shqiprin.









MR GQ ENGLAND14.09.2012/13:16
Heroi Qenke Dele, Po qfar interesash kan Gjermania,Amerika,Anglia ne Kosov?. Kurrfare vetem qe deshirojn me qen ne top treshen e shteteve me meinfluenc krye polic i botesQe sa koh po i ndjej mjekrroshat e kosoves qe gjaja Amerika ka interesa te thella ne Kosove, keto trillime koti vetem te pa shkolluarit i thojn. Rnofshin sa malet Aleatet dhe miqt e Kosoves Anglia, Gjermania, Amerika. Vet Vendosja esht shpetimi i kombit Shqipetar