• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hyrja në dialog politik pa bazë juridike

Publikuar: 03.08.2012 - 08:36

Prishtinë, 3 gusht – Qeveria ka ndërruar diskursin në kontekst të përfshirjes së Kosovës në dialog politik me Serbinë, të paralajmëruar nga Bashkimi Evropian. Vendimin për këtë dialog, sipas zyrtarëve qeveritarë, do të mund ta marrë Kuvendi, por tash një nismë e tillë nuk do të merrte mbështetjen e subjekteve opozitare.

Para se çështja të qitet para deputetëve, zëvendëskryeministri Kuçi ka përmendur një kusht që duhet plotësuar nga Serbia.

“Fillimisht duhet të implementohen të arriturat që kanë qenë deri më tani, pastaj Kosova do ta marrë çdo vendim në përputhje me Kushtetutën, në përputhje dhe në partneritet të plotë me BE-në dhe me SHBA-në”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i pyetur rreth mundësisë së hyrjes në dialogun politik. “Sovraniteti i Kosovës, pavarësia e Kosovës, tërësia territoriale e Kosovës, nuk negociohen me askënd. Është punë e kryer”.

Pavarësisht këtij qëndrimi të shfaqur në publik, zyrtarët ndërkombëtarë kanë folur për një disponim tjetër të qeveritarëve të Kosovës. 


Komente (2)

xhevdeti03.08.2012/12:15

Hajredin ju dhe shefit tuaj su besohet kur nga pervoja e gjertanishme asnjeher se keni mbajtur fjalen,ju ndryshe deklaroheni para mediave dhe krejte ndryshe veproni prapa perdeve larg vullnetit te popullit.Zotr.Hajredin i dorehequri i dikurshem ju me teper i perfillni te huajte dhe diktatet e tyre se sa vullnetin e popullit,ju jeni duke marr vendime te fshehta dhe shume te rrezikshme ne lidhje me kompromiset qe i beni ne dem te Kosoves, kujdes se ne te kunderten duhet ju ta dini qe populli eshte nje vullkan i cili po shperthej veshtire se do te fiket keni kujdes per cdo veprim te gabuar.

Filipi03.08.2012/08:43

Dy kembet me nje kepuce nuk po na i fusine te tjeret por vet kete jemi duke e bere. Serviliteti per te mbajtur kolltukun te sjelle qe ne pazar ta nxjerrish edhe Vatanin ...

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell